Një banesë 3-katëshe në rrugën “Misto Mame” në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të diel. Gazetarja e Report Tv Enxhi Musaj raporton se i zoti i shtëpisë Hysen Aga ka pasur një moment asfiksie por është marrë menjëherë nga ambulanca për t'i dhënë ndihmën e duhur mjekësore.
Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan 5 zjarrfikëse, por sërish rrugicat e ngushta të lagjes krijuan vështirësi për kalimin e tyre. Pas një ore operacioni forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri ka nisur në katin e parë dhe më pas është përhapur deri në çati ku raportohet se dëmet janë të shumta.
Në banesën trekatëshe jetonin tre familje, Hysen Aga së bashku me dy djemtë e tij. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërkohë fillimisht u raportua se ishte shkaktuar nga një bombol gazi, çka më vonë u hodh poshtë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen "Misto Mame", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Pesë mjete zjarrfikëse janë angazhuar për të fikur zjarrin në banesën në zonën e njohur në kryeqytet pranë Kombinatit, e njohur si ‘Misto Mame’. Shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike ndërsa mësohet se ka një të dëmtuar.
Ndonëse zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët, ata e kanë patur të vështirë të pozicionojnë mjetet zjarrfikëse për shkak të rrugicave në lagje që janë tejet të ngushta.
A do e dëm shperbleni?
Përgjigju