Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën 'Ali Demi', ku një makinë e parkuar ka marrë flakë në pjesën e motorit.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se është një ngjarje aksidentale, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.