Një pus nafte është përfshirë nga flakët në fshatin Zharrëz të Fierit pasditen e kësaj të enjte. Zjarri është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës. Nga flakët nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se zjarri është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës të përhapura përreth. Pusi ndodhet në një zonë larg shtëpive të banimit dhe nuk ka pasur rrezik për banorët.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken flakët dhe shtëllungat e tymit që përhapen në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 automjete zjarrefikëse të repartit të Patosit dhe kompanisë “Bankers”. Sipas informacionit nga stacioni i zjarrfikësve Patos, mësohet se pusi i naftës nuk ka qenë aktiv pasi puna në të ishte ndaluar prej vitesh.