Përfshihen nga flakët 10 hektarë tokë në fshatin Halil të Fushë Krujës! Rrezikohen disa banesa, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre, ferra e pemë frutore në afërsi të fshatit Halil të Fushë Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i favorizuar nga era e fortë deri tani ka djegur rreth 10 hektarë tokë.

Në afërsi të zjarrit ndodhen edhe disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që ato t’i afrohen banesave.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë