Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dy katet e pabanueshme të një vilë tre katëshe në qytetin e Kukësit, e cila banohej nga dy të moshuar që jetonin të vetëm në katin e parë të vilës.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa dy të moshuarit që jetonin në banesë fatmirësisht janë mirë.
Mësohet se zjarri ka përfshirë vetëm katin e dytë dhe të tretë të vilës, ndërsa në kati i parë ku banonin çifti i të moshuarve nuk është kapur nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ne Kukës ky është rasti i pare për këtë verw qw njw banesw merr flakw, ndërkohë qw zjarre masive kanw pwrfshirw pyjet ku janw shënuar dy vatra.