Vlora në ‘flakë’, digjet një kabinë elektrike, lagjja një orë pa drita! Shuhet zjarri në Pyllin e Sodës

VLORË- Vlora është përfshirë sërish nga flakët, pasi zjarri në Pyllin e Sodës arriti të shuhej me sukses nga efektivët. Vetëm pak minuta më vonë, zjarri ka përfshirë një kabinë elektrike. Për pasojë për rreth një orë banorët e zonës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa po punohet për shurjen e flakëve.

Kujtojmë se ky është rasti i tretë për ditën e e sotme ku një zonë e pyllëzuar është përfshirë nga flakët. Vetëm pak orë më parë u përfshi nga flakët një magazinë në 'Uznovë' të Beratit. 

Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjerë, rezervat e ushqimeve të banorëve të zonës për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës.

Ndërsa, në zonën e Roskovecit në Fier u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh. 

Flakët në Pyllin e Sodës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Vlora përfshihet sërish nga flakët, merr zjarr kabina elektrike! Lagjja një orë pa energji (VIDEO)

 

Sërish zjarr në Vlorë në afërsi të zonës historike. Sipas burimeve nga Report Tv, zona ka mbetur pa energji ndërkohë që kanë hyre forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht