Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Himarë, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të shuar zjarrin.
Automjeti, tip "Range Rover", rezulton në pronësi të F.Bufi.
Nga zjarri është djegur pjesa e përparme e automjetit, ndërsa paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë nxehja e kondicionerit, për shkak të temperaturave të larta. Megjithatë Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Komento