TIRANË- Flakët kanë përshirë tendën e një marketi gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, ku ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Shqiptraja.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku duket tenda e përfshirë nga flakët.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Foto nga vendi i ngjarjes