Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr pranë drejtorinë arsimore të Fierit.
Sipas burimeve të gazetares së Report TV, Marsela Topi, pranë kësaj drejtorie, zjarri ka rënë në pjesën e jashtme dhe nuk ka pasur lidhje me godinën. Ka qenë një grua te zona e banuar ngjitur me godinën që u ka vënë zjarrin disa mbeturinave dhe i ka dalë jashtë kontrollit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, pa mundur të shkaktojnë dëmtime në ambientet e brendshme të godinës apo të lëndonin ndokënd.











Komente
Komento