Masivi pyjor me mështekna në Novosej të Kukësit është përfshirë nga zjarri.
Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vend ngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të bashkisë Kukës si dhe punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.
Ndërhyrja në kohë për të kufizuar përhapjen e zjarrit u bë në kohë duke izoluar përhapjen e plotë të flakëve.
Ky masiv pyjor është pjesë e parkut Kombëtar-Korab-Koretnik, ndërsa mështekna është druri i rrallë dhe me vlera të veçanta qofte dekorative, por edhe kurative në përdorimet farmaceutike.