Përfshirja e Metës në fushatë 
Kukan:Presidenti,jo anëtar partie

Përfshirja e Metës në fushatë <br />Kukan:Presidenti,jo anëtar partie
Përfaqësuesi i delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Eduard Kukan, ka komentuar përfshirjen e presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, në fushatën elektorale. 

Kukan u rezervua të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por solli në vëmendje se në vendet e tjera Presidenti nuk është anëtar partie politike. 

Më detyroni të jem diplomatik në përgjigje… 

Zoti Meta është zgjedhur President në Kuvend nga shumica Kushtetuese dhe unë do iu përgjigjem që në vende të tjera presidenti nuk është anëtar partie sepse duhet të kryejë detyrat e tij dhe të paanshme për të gjithë vendin. 

Uluni dhe mendojeni deklaratën dhe gjejeni përgjigjen aty”
, deklaroi Kukan duke iu përgjigjur pyetjes së Report Tv.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’