Mesa duket këtë rradhë ka marrë fund përfundimisht lidhja 2 vjeçare mes yllit argjentinas dhe partnerit të saj. Bëhet fjalë për Belen Rodriguez, e cila është kthyer në një nga figurat më të rëndësishme në ekranet italiane dhe Andrea Iannone.
‘Chi’, shkruan se kampioni i Moto Gp dhe showgirl-i kishin më shumë se dy vite së bashku, por gjithnjë e kanë pranuar se lidhja e tyre ishte problematike. Pas shumë shkëputjeve mesa duket këtë radhë kjo ndarje është përfundimtare.
Zërat shprehen se Rodriguez prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’ju fokusuar karrierës dhe djalit të saj.
Komento