Lamtumirë Ambasadore Kim! Stafi i ambasadës përshëndetet me diplomaten, dhuratat simbolike që do të marrë në Uashington

 Lamtumirë Ambasadore Kim! Stafi i ambasadës përshëndetet me diplomaten, dhuratat simbolike që do të marrë në Uashington

Yuri Kim merr dhuratë flamurin shqiptar

Stafi i ambasadës amerikane në Tiranë u mblodh këtë javë për t'i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington.

Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri ishin dy prej dhuratave më të veçanta që stafi i ambasadës i dhuroi ambasadores Yuri Kim. Ndërsa detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valëvitej nga shtiza e flamurit të ambasadës.

Me mbylljen e mandatit në Tiranën zyrtare, ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane.

Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik.Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ai parashtroi përparësitë e tij si ambasador në Shqipëri.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?