Përfundoi i plagosur me armë zjarri në spital, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici i përfshirë në vrasjen e komisar Lamajt

Përfundoi i plagosur me armë zjarri në spital, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici i përfshirë në vrasjen e komisar Lamajt

1641750832_gentianbejtja.JPG

Gentjan Bejtja i cili ka përfunduar i plagosur  me armë zjarri në spitalin e Traumës në rrethana ende të paqarta, është një emër i njohur për policinë. Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksplosiv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.


Lajmi kryesor:

Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makine, plagosen 2 persona! Kush është ish-polici që i shpëtoi plumbave, në 2016 tentuan ta vrasin me eksploziv


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'