TIRANE- Dita e fundit e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve të Tiranës ka sjell në skenë përplasjet brenda strukturave përsa i përket delegatëve. Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në njësinë bashkiake numër 5 kanë akuzuar kreun e FRPD-së, Gerti Bogdani, se ka manipuluar listat e delegatëve me të drejtë vote për të zgjedhur kreun e ri të PD-së në këtë njësi duke theksuar se janë përjashtuar anëtarët që kanë pasur një kontribut në forumin rinor të partisë më të madhe të opozitës.