Përfundon afati/ Nesër ndëpritet sinjali analog në Tiranë e Durrës

Përfundon afati/ Nesër ndëpritet sinjali analog në Tiranë e Durrës

Mbrëmjen e sotme, pas mesnate,  do të fiken antenat analoge, duke bërë të mundur kështu kalimin në transmetime digjitale në Tiranë dhe Durrës.

Sipas vendimit të AMA-së, të njoftuar edhe më herët gjatë vitit, kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për këtë, qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare.

Për të marrë sinjalin televiziv qytetarët duhet të kthejnë antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, te radarët e marinës në Porto Romano në Durrës.

Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë dhe Durrës përfundon digjitalizimi tërësor për pesë qarqet e vendit. Më parë ky proces ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera.

Sipas AMA-s, deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputetja e PD Albana Vokshi e cila e quan këtë një veprim anti-ligjor, pasi sipas saj, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë dekodera.

Digjitalizimi është një nga kërkesat e BE-së për të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, procedurë kjo që duhej të kishte nisur vite më parë, por që për arsye të ndryshme është shtyrë disa herë.

Por cili është ndryshimi mes televizionit analog dhe atij dixhital ose numerik?

Televizioni analog dhe ai dixhital dallojnë në mënyrën se si informacioni përcillet nga burimi te marrësi apo televizori. E thënë ndryshe, televizioni analog si e njohim, është transmetimi i valës nga antena në televizor, kurse televizioni dixhital është transmetimi i valës të koduar dhe të ndarë në copëza.

Për shikuesit, televizioni dixhital nënkupton pamje më të qarta dhe me cilësi më të mirë, pa ndërhyrje nga frekuencat e tjera, si ekzistojnë për televizionin analog. Të tjera përparësi të televizionit dixhital përfshijnë formate të ndryshme të ekranit dhe cilësi më të mirë të zërit.

Gjithashtu, kalimi në televizionin dixhital do t’u japë mundësinë shikuesve të kenë një guidë elektronike të programeve, mundësi programimi të emisioneve të preferuara, etj. Përveç një cilësie më të mirë zëri dhe figure, televizioni dixhital gjithashtu mund të ofrojë edhe formatin High Definition, i cili ofron një rezolucion më të lartë të figurës.

Përse nuk do të ketë më televizion analog, por vetëm dixhital?

Televizioni dixhital ka disa përparësi ndaj atij analog.
• Së pari, ka një figurë më të qartë dhe me cilësi më të mirë zëri.
• Së dyti, ofron një format me ekran të gjerë, të ngjashëm me atë që shfaqet në sallat e kinemasë.
• Së treti, me televizionin dixhital mund të keni shumë më tepër kanale televizive sesa me televizionin analog, pasi ka një shfrytëzim më të mirë të spektrit të frekuencave. Numri i shtuar ndjeshëm i kanaleve krijon dhe mundësinë për kanale tematike, domethënë kanale të specializuar për sport, filma, lajme, dokumentarë, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU