Mbyllja e transmetimeve analoge, Albana Vokshi: AMA po bën shkelje, dekoderat të jepen falas

Mbyllja e transmetimeve analoge, Albana Vokshi: AMA po bën shkelje, dekoderat të jepen falas

Ditën e nesërme transmetimet analoge të kanaleve televizive do të mbyllne në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. Në lidhje me këtë, ka ardhur një reagim nga ana e Partisë Demokratike, ku me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi ka hedhur sulme ndaj Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve.

Vokshi me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se me anë të këtij vendimi  AMA shkeli të drejtën kushtetuese të informimit të qytetarëve.

Sipas Vokshit mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder do të mbeten të painformuar. Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas.

Ndër te tjera Vokshi shkruan se vendimi për të shtyrë me disa herë ndërprerjen përfundimtare të sinjalit analog është shtyrë pas presioneve të opozitës.

Reagimi i plotë i Vokshit:

Vendimi i sotëm i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA-s) për mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun Tiranë dhe Durrës, është një akt i pashembullt i shkeljes të së drejtes kushtetuese për informim të qytetarëve nga Autoriteti i Medias.

Nga ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder.

Vendimi mbyll 36 televizione lokale private, të cilët për shkak se nuk mund përballojnë kostot e larta financiare per të kaluar transmetimet e tyre në valët dixhitale të Radio Televizionit Shqiptar janë të detyruara të mbyllen.

Vendimi për mbylljen e transmetimeve analoge u shty disa herë nën presionin e opozitës për të mbrojtur nga terri informativ qytetarët e pamundur, por qeveria nuk bëri asnjë veprim për të ndihmuar familjet në nevojë apo pensionistët.

Sondazhi i vetë AMA-s tregoi se 16% e popullsisë në qytet nuk kanë dekoder. Të dhënat për fshatin qëllimshëm mungojnë, por për të gjithë është e qartë se numri i familjeve që privohen nga e drejta kushtetuese për informim për shkak të pamundësisë për të blerë dekoder, ështē shumë më i lartë. Shifrat zyrtare tregojnë se në qarqet Tirane, Durres dhe Vlore, 70.430 familje nuk jane pajisur me dekodera.

Partia Demokratike vlerëson se për një vend si Shqipëria që pret hapjen e negociatave me BE, shkelja e të drejtës kushtetuese për informim e qytetarëvete është një akt i papranueshëm që cënon liritë themelore të qytetarëve.

Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas!

Partia Demokratike përsërit kërkesën qeverisë të bëjë transparencë urgjente për:

1. Cila është ecuria e tenderave për blerjen e dekoderave për familjet në nevojë?

2. Ku kanë shkuar 2.5 milionë euro për 2 tendera që duhet të pajisnin 80 mijë famijë me dekodera?

3. Cilat jane familjet që janë pajisur me dekodera?

4. Pse Grupi  ndërinstitucional për implementimin e strategjisë dhe ndjekjen e gjithë procesit deri në kalimin e plotë në trasmetimet numerike l nuk funksionon prej më shumë se dy vjetësh?

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë prerogativë në rrugën e Shqipërisë për në BE.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë AMA shtyu datën për fikjen e sinjalit analog të trensmetimit për në 1 tetor për shkak se një pjesë e madhe e popullsisë nuk ishin pajisur me dekoderat që mundësojnë sinjalin dixhital. Kalimi në sistemin numerik ishte parashikuar në 1 shtator të vitit të kaluar, por Autoriteti i Mediave Audiovizive shty tre herë datën e fikjes përfundimtare të sinjalit. 

Por cili është ndryshimi mes televizionit analog dhe atij dixhital ose numerik?

Televizioni analog dhe ai dixhital dallojnë në mënyrën se si informacioni përcillet nga burimi te marrësi apo televizori. E thënë ndryshe, televizioni analog si e njohim, është transmetimi i valës nga antena në televizor, kurse televizioni dixhital është transmetimi i valës të koduar dhe të ndarë në copëza.

Për shikuesit, televizioni dixhital nënkupton pamje më të qarta dhe me cilësi më të mirë, pa ndërhyrje nga frekuencat e tjera, si ekzistojnë për televizionin analog. Të tjera përparësi të televizionit dixhital përfshijnë formate të ndryshme të ekranit dhe cilësi më të mirë të zërit.

Gjithashtu, kalimi në televizionin dixhital do t’u japë mundësinë shikuesve të kenë një guidë elektronike të programeve, mundësi programimi të emisioneve të preferuara, etj. Përveç një cilësie më të mirë zëri dhe figure, televizioni dixhital gjithashtu mund të ofrojë edhe formatin High Definition, i cili ofron një rezolucion më të lartë të figurës.

Përse nuk do të ketë më televizion analog, por vetëm dixhital?

Televizioni dixhital ka disa përparësi ndaj atij analog.
• Së pari, ka një figurë më të qartë dhe me cilësi më të mirë zëri.
• Së dyti, ofron një format me ekran të gjerë, të ngjashëm me atë që shfaqet në sallat e kinemasë.
• Së treti, me televizionin dixhital mund të keni shumë më tepër kanale televizive sesa me televizionin analog, pasi ka një shfrytëzim më të mirë të spektrit të frekuencave. Numri i shtuar ndjeshëm i kanaleve krijon dhe mundësinë për kanale tematike, domethënë kanale të specializuar për sport, filma, lajme, dokumentarë, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir KËLLIR çafaj: 01/10/2019 09:30

    O grua me fytyr burri po jepja ti lekët Shqiptarvr nga ato që ke vjedhur me të dy duart o ROSPI. Kur ke qen ti në pushtet ju kemi par se çfar keni bër ndaj dhe populli sju voton më kurr o pise e ler.

    Përgjigju
  • tori: 30/09/2019 19:53

    Neser nderpriten transmetimet analoge.Transmetimi digjital ka nje sere te mirash e ka shume epersi mbi transmetimin analog.Pse kjo kerkese pikrisht nediten e fundit ?Tashma populli e din fare mire se ju vetewm shpifni,genjeni e mashtroni.Sa ma larg qe ju te jeni neskenen politike,aq me mire per Shqiperin

    Përgjigju
  • Tronci: 30/09/2019 18:47

    Doli perseri kjo lavirja per te lehur!o plehre ,dekoderat kompanis ja japin falas,qe ajo ti shperndaj falas,ju qe boni mbas ketij populli vinia ne dispozicion rrogen tuaj per dekoderat,qe populli ti marri falas,se ju nuk ju dhemb xhepi,po kompanis I bohet nje dem.kur te vini ju ne pushtet qe kurr s keni per te ardhur jipjiani ju pa pare,kollaj eshte te flasish ne opozit o fytyre bythe.

    Përgjigju
  • AMA: 30/09/2019 18:31

    U praktikua edhe dhenia falas e dekoderave por merr falas dhe shit ne treg nuk rri shqiptari pa bere matrapazlleqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu