1760288955_aa.JPG

Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit në Kosovë për zgjedhjet lokale, me orën 19:00 që shënon edhe fundin e procesit.

Zëdhënësi i KQZ- së Kosovës Valmir Elezi thotë për Report TV se nuk do të ketë shtyrje të orarit të votimit.

Do t'u lejohet votimi vetëm atyre qytetarëve që ora 19:00 i ka gjetur brenda qendrave të votimit. Rreth orës 19:30 KQZ në Prishtinë pritet të japë një përditësim me shifrat paraprake për pjesmarrjën në rang vendi në të 38 komunat. Sipas Elezit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit