Numërimi i kutive të votimit në Kosovë tashmë është drejt fundit ndërsa partia që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti po pëson disfatë të thellë. LVV ka arritur të fitojë vetëm në 3 komuna, nga 4 që kishte fituar në 2021.
Deri më tani, partia Lëvizja Vetëvendosje është e para në renditje në komunën e Podujevës ku Shpejtim Bulliqi ka grumbulluar 53.21% të votave, ndërsa kanë mbetur për tu numëruar dhe 10 kuti. Në Kamenicë Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes ka marrë 50.70% të votave, ndërsa për tu numëruar kanë mbetur dhe 6 kuti. Vetëvendosja duket se ka fituar dhe komunën e Shtimes me 50.52% të votave.
Konkretisht LVV ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në balotazh në 3 të tjera. PDK-ja ka marrë 3 komuna Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit dhe do jetë në avantazh në raundin e dytë në Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Vushtri dhe Prizren dhe Vushtri.
Kryeqyteti, Prishtina, udhëhiqet me një rezultat të ngushtë nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 33.78% të votave. Ai ndiqet nga Hajrulla Çeko i Lëvizjes Vetëvendosje me 32.98% të votave. Komuna e Prizrenit po dominohet nga Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës me 41.92% të votave, ndjekur nga Artan Abrashi i Vetëvendosjes me 29.87%. LDK është fituese në dy komuna, Istog 57.78% dhe Lipjan 51.30%.
Ndërkohë Lista Serbe, partia e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kryeson komunat të përbëra me pakica serbe si Shtërpcë, Kllokot, Leposaviq, Zveçan, Zubin Patok, Kllokot, Partesh, Ranillug, Novobërdë.
Ndërkohë, nga 38 komuna, 17 prej tyre shkojnë në balotazh, që pritet të mbahet më 9 nëntor.
Skënderaj 83,45%
Hani i Elezit 51.01%
Ferizaj 56.27%
Podujevë 53.21%
Kamenicë 50.70%
Shtime 50.52 %
Istog 57.78%
Lipjan 51.30%
Junik
Vushtrri
Viti
Suhareke
Prizren
Prishtine
Peje
Rahovec
Obiliq
Mirrovice e Jugut
Fushe Kosove
Klinë
Kaçanik
Dragash
Gjilan
Gjakovë
Kësaj here, 2.025.105 votues votuan për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues. Procesi i votimit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ajo, "influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Zgjedhjet lokale të 12 tetorit u zhvilluan në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të qeverisë së re Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Fushata për zgjedhjet lokale, megjithatë, u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat garuan në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve në Kosovë që Beogradi e mbështet.
“Edhe një fitore tjetër… Urime Listës Serbe dhe njerëzve tanë të palodhur në Zyrën për Kosovën”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave preliminare, Lista Serbe pritet të fitojë në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë në rundin e parë. Përjashtim këtu bën Kllokoti, ku pas 87.50 për qind të votave të numëruara, kandidati për kryetar i Listës Serbe prin me 43.26 për qind të votave.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, shpalli fitoren në këtë komunë, duke premtuar se prioritet do të ketë qytetarët.
“Nuk është fitorja vetëm e imja. Është fitore e Mitrovicës. Për mua secili qytetarët i Mitrovicës është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, tha ai në ngjarjen e organizuar në palestrën Minatori.
Me 91.43 për qind të votave të numëruara, Tahiri prin me 47.92 për qind. I dyti është Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 për qind.
Sipas disa exit poll-eve të publikuara më herët, Tahiri parashihet të fitojë garën pa balotazh.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se subjekti që ai udhëheq është fituesja e zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, PDK-ja ka numrin më të madh të komunave të fituara pa balotazh, ka fituar numrin më të madh në kuvende komunale si dhe është partia me më së shumti komuna që do të marrë pjesë në balotazhin e 9 nëntorit.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog, Lipjan dhe Junik.
Ai tha se gara është afër të përmbyllet edhe në Pejë që në rund të parë.
“Urojmë fituesin e garës kryesore, Përparim Pamën. Pas 12 vjetësh, në Prishtinë për herë të parë LDK është e para edhe për kryetar edhe për kuvend komunal”, tha ai gjatë konferencës.
Sipas rezultateve preliminare, në bazë të 48.88 për qind të votave të numëruara, Rama ka fituar 34.21 për qind të votave dhe do të shkojë në balotazh me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka 33.21 për qind.
Rama, ndërkaq, falënderoi qytetarët për mbështetjen. Në Junik, numërimi ka përfunduar dhe kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu ka fituar 47.91 për qind të votave. Në Istog, me 76.67 për qind të votave të numëruara, Ilir Ferati nga LDK ka 59.40 për qind të votave.
Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë.
Para aktivistëve të partisë së tij ai tha se gjatë mandatit të dytë do të jetë kryetar i të gjithëve, duke u kërkuar qytetarëve që të shpërndahen dhe të vazhdojnë festimet për këtë fitore në shtëpitë e tyre.
Sipas të dhënave paraprake, me 26.13 për qind të votave të numëruara, Bulliqi udhëheq me 52.70 për qind të votave, pasuar nga Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 39.32 për qind.
Ndërkohë, Ramiz Lladrovci nga lista Për Drenasin shpalli fitoren në këtë komunë.
Ai tha se këtë fitore ia dedikon ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-nënkryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dy ish-udhëheqës të Partisë Demokratike të Kosovës.
Lladrovci ka fituar dy mandate në krye të Drenasit nën logon e PDK-së. Sipas rezultateve preliminare, me 16.15 për qind të votave të numëruara, Lladrovci udhëheq në Drenas me 53.14 për qind të votave. I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 37.56 për qind.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ka shënuar fitore bindëse në komunat ku ka qeverisur deri më tani: Suharekë, Rahovec, Deçan, Gjakovë dhe Klinë.
“Po ashtu ekziston mundësia që gara në Junik të vazhdojë në rundin e dytë. Ne kemi garuar në 25 komuna për kryetarë komune dhe në 28 për asamble. Kemi informata për rritje për votën e Aleancës edhe për asamble, por për këto të dhëna nuk do të nxitohemi, do të presim rezultatin final”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
Ai u bëri thirrje komisionerëve që gjatë procesit të numërimit të ruajnë votën dhe të mos lejojnë keqpërdorime.
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviq me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.
Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.
Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.
Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviq është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.
Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.
Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviq është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviq nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.
Në Shtëprcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviq i Listës Serbe me 27.49 për qind.
Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 30.13 për qind.
Në Leposaviq, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiq nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviq i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.
Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviq nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviq nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind.
Policia e Kosovës vlerësoi se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin të qeta dhe pa incidente serioze.
Sipas njoftimit, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit gjatë ditës ka iniciuar dy raste për cenim të fshehtësisë së votës në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut dhe në Kllokot, ndërkaq rastet e dyshuara për fotografinë e votës, me autorizim të prokurorëve, kanë mbetur si “shënim zyrtar”.
“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.
Po ashtu, gjatë ditës Policia tha se ka trajtuar rreth dhjetë informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me votimet, por prokurorët kanë vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që këto raste ndërlidhen me vepra penale.
Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt.
Gjatë një fjalimi ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë që të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm.
“Sonte fituan të gjithë, fitoi Ferizaj dhe ferizajasit. U dëshmua se puna mbizotëron mbi zhurmën”, tha ai.
Parashikimet e nxjerrin atë të parin, duke ia dhënë edhe një mandat në krye të kësaj komune që në rundin e parë të zgjedhjeve.
Simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur festën në Mitrovicë të Jugut, ku sipas parashikimeve, Arian Tahiri i kësaj partie do ta fitojë këtë komunë në rundin e parë.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë ka nisur publikimin e votave të para të numëruara në 38 qendrat e votimit.
Deri më tani kryeqyteti i Prishtinës dominohet nga kandidati Përparim Rama nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës me 44.27% të votave. I dyti në garë renditet Hajrulla Çeko, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 26.50% të votave.
Ashtu siç e parashikonin dhe exit poll-et, Përparim Rama do të dominojë rezultatin me një diferencë të ngushtë nga Hajrulla Çeko, por nuk është përjashtuar mundësia e një balotazhi. Deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi nga 268 në total.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, përshëndeti procesin e votimit dhe mënyrën sesi qytetarët vepruan këtë të dielë në Kosovë. Sipas tij kosovarët dëshmuan edhe një herë kulturë demokratike. Me nisjen e numërimit të votave për kandidatët për Kryetarë Komunash Kurti bën thirrje që komisionerët tashmë duhet edhe ti ruajnë votat përveçse ti numërojnë ato.
Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, i cili u mbyll në orën 19:00 tashmë ka nisur edhe procesi i numërimi i votave. Numërimi përfshin siç KQZ konfirmon, vetëm votat për Kryetarë Komunash
Të gjitha qendrat e votimeve u hapën në orën 07:00 dhe qëndruan të hapura deri në orën 19:00

Pas përfundimit të procesit të votimeve, në Kosovë janë publikuar Exit poll-et e para duke parashikuar kandidatët që do të marrin postin e kryetarit të komunës.
Sipas Klan Kosovës, deri më tani në Prishtinë pritet që përparësi të ketë Përparim Rama kandidat i Lëvizjes Demokratike të Kosovës. Ramën parashikohet që një rezultat i ngushtë ta ndajë nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje.
Parashikimet paraprake për Prizrenin rendisin të parin kryetarin aktual, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Parashikohet që ky i fundit të përballet me balotash me kandidatin Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesmarrja në zgjedhjet lokale deri në orën 19:00 ishte 38.87%.
Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit në Kosovë për zgjedhjet lokale, me orën 19:00 që shënon edhe fundin e procesit.
Zëdhënësi i KQZ- së Kosovës Valmir Elezi thotë për Report TV se nuk do të ketë shtyrje të orarit të votimit.
Do t'u lejohet votimi vetëm atyre qytetarëve që ora 19:00 i ka gjetur brenda qendrave të votimit. Rreth orës 19:30 KQZ në Prishtinë pritet të japë një përditësim me shifrat paraprake për pjesmarrjën në rang vendi në të 38 komunat. Sipas Elezit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesmarrja në zgjedhjet lokale deri në orën 18:00 është 32.66 për qind.

Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera.
Sipas mediave në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku Lista Srpska ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti Kosovski Savez, është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.
Sipas informacioneve fletëvotimet në fjalë janë planifikuar që fillimisht të futen në Kosovë, e pastaj, të njëjtat të futen edhe në kutitë e votimit.
Nga Prokuroria e Kosovës njoftojnë se deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për veprat penale që ndërlidhjen me zgjedhjet lokale që po mbahen në 38 komunat e vendit. “Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për komunikim në zyrën e Kryeporkurorit të Shtetit. Për zgjedhjet lokale janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorialë në mbarë territorin e Kosovës.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale. Deri në orën 17:00 sipas KQZ në Prishtinë, në zgjedhjet lokale kanë votuar 655,710 qytetarë apo 32,38 përqind. Për llogaritjen e kësaj shifra kanë raportuar 2,411 nga 2,571 qendra votimi. Të drejtën e votës këto zgjedhje e kanë më shumë se 2 milionë shtetas.

Foto: Zejnullah Gashi
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dha detaje mbi të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran të komunës Drenas. Ai sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ndërsa zbulon se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë.
“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.
Teksa kanë mbetur edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarve që të dalin dhe të votojnë.
Permes një video në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar këtë si ditë të rëndësishme të demokracisë.
'Qytetarë të Republikës, kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave.
Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët.
Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën', tha ai.

Foto: Aivo Orav në një qendër votimi
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka qëndruar në qendra votimi në Mitrovicë të Veriut dhe në Prishtinë për të parë nga afër procesin zgjedhor.
Ngjashëm ka vepruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, që ka qëndruar në qendra votimi në dy komuna në veri: Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Orav tha përmes një postimi në X se së bashku me shtetet anëtare të misionit ndërkombëtar që po vëzhgon zgjedhjet, shikoi nga afër se si po ecën procesi.
Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se 12 tetori është ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
“Është shumë mirë që shoh njerëz që po marrin pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme lokale për Kosovën”, tha ambasadori Hargreaves, duke shtuar se gjatë ditës do të vizitojë edhe qendra të tjera votimi në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në zgjedhjet lokale kanë votuar 510 mijë e 525 qytetarë apo 25.21 përqind.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë.
Ai theksoi se në të gjitha rastet kur ka paqartësi apo problematika në zgjedhjet e sotme, KQZ-ja është duke i trajtuar.

Kosovë - Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit, sherr që më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Ndërsa një automjet është dëmtuar, siç raportojnë mediat e Kosovës, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë.
Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira.

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave. Ndërkohë që fitorja e Shqipërisë 0-1 kundër Serbisë është manifestuar edhe në fletët e votimit. Në një prej tyre, një votues u ka hequr 'vizën' të gjithë kandidatëve dhe ka votuar Rey Manajn për kryetar komune në Rahovec, sulmuesin që i shënoi dje Serbisë.
Qendra e Prizrenit është mbushur me qindra vizitorë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, qytetarët me të drejtë vote që po votojnë këtë të diel për kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe për anëtarët e Kuvendit Komunal.
Në mesin e votuesve ishte edhe 96-vjeçari Xhemal Hereni, më i moshuari ndër 191 mijë e 752 qytetarët me të drejtë vote. Banorët e Prizrenit shprehen se presin nga kryetari i ri që do të marrë besimin e tyre të sjellë ndryshime pozitive për komunën.
Edhe pse në orët e para të mëngjesit pjesëmarrja ishte e ulët, menaxherët e qendrave të votimit raportojnë rritje të ndjeshme të numrit të votuesve në orët e pasdites një fenomen që shoqëron tradicionalisht proceset zgjedhore në Prizren.
Për postin e kryetarit të komunës garojnë tetë kandidatë, mes tyre edhe dy përfaqësues të komuniteteve turke dhe boshnjake. Gjatë fushatës, kandidatët kanë zhvilluar takime intensive me elektoratin, ndërsa në përmbyllje të procesit të votimit do të mësohet se kush do të drejtojë Prizrenin komunën e dytë më të madhe dhe më të rëndësishme në Kosovë pas Prishtinës.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e votimit.
Deri më orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 16.45%. KQZ raporton se deri më tani nuk është regjistruar asnjë problematikë apo incident në qendrat e votimit.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar për votimet në Kosovë në lidhje me zgjedhjet vendore.
Duke folur për gazetarët e vendit të tij, Vuçiç tha se ka një pjesëmarrje të lartë në votime të serbëve në Kosovë, e sipas tij, ky fakt i ka bërë nervozë shqiptarët.
Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe.
“Shpresoj se ata do të jenë në gjendje të marrin përsëri një pjesë të pushtetit. Shpresoj që sonte të festojmë për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i një topi”, u shpreh Vuçiç, duke u munduar të harrojë edhe mbrëmjen e hidhur kur Serbia u mund 1 me 0 nga Shqipëria në ndeshjen për eliminatoret e Botërorit 2026.

Foto: Qendër votimi në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7.84 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejt vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 158 mijë e 619 votues apo 7.84 për qind nga dy milionë e 25 mijë e 105 votues”, tha ai.
Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2 për qind.

Foto:Millosh Vuçeviç
Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, deklaroi se pret pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se ky veprim “nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.
Duke folur për televizionin serb Prva, Vuçeviç tha se, për shkak të rrethanave specifike, disa parti politike janë bashkuar nën Listën Serbe, dhe për këtë arsye Partia Përparimtare Serbe dhe të tjerat nuk veprojnë ndaras në Kosovë.
Ai shtoi se periudha gjatë së cilës serbët qëndruan jashtë institucioneve në Kosovë, ka qenë e vështirë dhe se populli nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga bashkësia ndërkombëtare.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend.
Osmani i bën thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, si një pasqyrim i demokracisë së një shteti.
“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet vendore.
Pas votimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturat në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Albin Kurti.
Këtë mesazh ai e dha edhe në gjuhën serbe e angleze.
Lista Serbe, parti në Kosovë e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka organizuar paikat serbe në komunat e Mitrovicës së Veriut duke iu drejtuar kutive të votimit në kolektiv. Kjo turmë është udhëhequr nga kryetari i kësaj partitë, Zlatan Elek.
Lista Serbe ka drejtuar Mitrovicën e Veriut dhe 3 komunat me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në vitin 2022.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht drejtues i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij, ka ushtruar të drejtën e votës në Gjollan për zgjedhjen e kryetarit të komunës.
“E shfrytëzova të drejtën time dhe votova bashkë me nënën. Një pjesë e familje tonë votuam në Gllogjan. Anita dhe Gjini në Prishtinë. Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë. Këto zgjedhje kanë shumë rëndësi. Sot është dita me i marrë vendimet, votoni dhe vendosni”, tha Haradinaj për mediat.
Komente










Kosova vend me Demokraci me d te madhe. Shperndahen komuna e bashki ne shume parti e pushtete, jo si te ne, vetem partia shtet.
PërgjigjuDuhet pare mire rasti i kosoves
Përgjigju