Pas humbjes në zgjedhjet e Hessenit të dielën, kancelarja gjermane Angela Merkel mësohet se nuk do të rikandidojë më për të kryesuar CDU. Kancelarja gjermane e ka bërë me dije këtë vendim para politikanëve kryesorë të CDU-së, gjatë një konference për mediat.

"Unë nuk do të kërkojë më asnjë post politik kur të skadojë mandati im," -ka thënë kancelarja në një konferencë në Berlin.

Merkel do të vijojë të mbajë postin e saj si kancelare, por nuk do të kërkojë më të votëbesohet si kryetare e partisë kristiandemokrate.

Kancelarja Angela Merkel, është konsideruar si zonja e hekurtë, dhe drejton CDU-në që prej vitit 2000 e deri më sot. Ndërkohë që në mediet gjermane ende nuk ka ende emra zyrtarë se kush mund t’a pasojë Merkel në krye të partisë.