/ATSH-AFP/ - Punimet për ndërtimin nga Budapesti të një barriere kundër imigrantëve në kufirin kroato-hungarez kanë përfunduar dhe mbyllja efektive e kufirit varet vetëm nga një vendim politik, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë hungareze.
"Barriera e sigurisë përfundoi në kufirin kroato-hungarez, qeveria dhe autoritetet janë në gjendje për të mbyllur kufirin", deklaroi ai në një konferencë shtypi duke nënvizuar se një vendim do të merret në ditët e ardhshme.