Përfundon ndërtimi i HEC-it të Moglicës, rritet prodhimi i energjisë me 17%

Ka përfunduar ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës, që është edhe hidrocentrali i dytë që ndërtohet në rrjedhën e lumit të Devollit. Prodhimi vjetor në hidrocentralin e Moglicës do të arrijë 475 milionë kilovatorë. Duke llogaritur edhe HEC-in e Banjës, që ka përfunduar dhe vënë në punë nga kompania norvegjeze Stakraft, dy HEC-et e Devollit parashikohet që së bashku do të prodhojnë 729 milionë kilovatorë në vit, duke mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17%.

Vlera totale e investimit të Statkraft-it për këto dy hidrocentrale arrin në mbi 535 milionë euro. Ish ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri shkruan në një postiom në Facebook se “përfundimi i ndërtimit të HEC Moglicës, në kuadër të projektit të Statkraft për Kaskadën e Devollit, është një lajm shumë i mirë për sektorin elektro-energjetik në Shqipëri. Pas mbushjes së rezervuarit, do të bëhet i mundur fillimi i prodhimit të energjisë", shton ai.

Gjiknuri shton më tej “Krenar që jo vetëm garantuam kushtet optimale për mbarëvajtjen e këtij investimi por dhe, përmes amendimit të kontratës, shmangëm izolimin e banorëve duke bashkëfinancuar me kompaninë koncesionare ndërtimin e rrugëve zëvendësuese që lidhin fshatrat me akset nacionale. Gjithashtu, u garantua strehimi i të gjithë banorëve të prekur nga projekti në Moglicë dhe Banjë”. HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit që u zhvillua në zonën e bashkive Maliq, Korçë dhe Gramsh, përkatësisht në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit.

Zbatimi i aktiviteteve të ndërtimit filloi në vitin 2015. HEC Moglicë shfrytëzon një lartësi prej rreth 300 metra ndërmjet lartësive 650 dhe 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbëhet nga diga me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me një lartësi prej rreth 167 metra e lartë, e cila do është një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari ka një vëllim total prej rreth 400 milion m³ dhe një sipërfaqe prej rreth 7.2 km². Centrali i Moglicës e merr ujin nëpërmjet një tuneli rreth 10.7 Km të gjatë nga rezervuari i Moglicës. HEC Moglicë përdor dy njësi të mëdha turbinash Francis.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 04/02/2020 01:01

    A NDIKOJNE KEQ PER PESHQIT ,,KETO HIDROCENTRALE??

    Përgjigju
  • O Redi: 07/01/2020 19:03

    Ketu nuk duhet te gezohesh per asgje,vetem te ikish nga Shqiperia per gjithe naten,ketu kemi hidrocentralet e enverit me uje nga natyra shtohen edhe keto te rejat dhe kemi cmimin me te shtrenjte ne Evrope,ketu te pakten e dine te gjithe jemi vendi i 2 ne Evrope pas Norvegjise per burimet natyrore dhe keta na rrisin cmimin e ujit.Vetem nje shembull te vogel ne vendet arabe ku del nafte ne nje pus 2m cmimi eshte me i liri ne bote,keshtu qe perse te gezohemi ne per kete HEC me kthen dot njeri pergjigje kur keta qoftePS-PD cdo vit diskutojne qe tju rrisim cmimin e energjise shqiptareve po apo jo?

    Përgjigju
    • mond: 07/01/2020 22:47

      o reddi ku jetoni ju ne Hene dhe nuk e dini se shqiptaret akoma e vjedhin energjine?edhe sot ne rajonin e Shkodres humbjet jane rreth 40%.

  • redi: 07/01/2020 18:19

    Nje veper shume e madhe per hidroenergjetiken shqiptare ,por na ndihmon energjia e prodhuar qe te mos importojme me energji nga jashte me cmime te shtrenjta?

    Përgjigju
    • randy jones: 07/01/2020 21:02

      And they Pump all the Electric right out of Albania and the Country still has to import Electricity, What a Joke

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve