Përfundon numërimi mbrapsht! Sot nis Kampionati Botëror ‘Qatar 2022’, spektakël i garantuar për plot 1 muaj

Numërimi mbrapsht ka përfunduar! Sot është momenti! Kupa e Botës “Qatar 2022” starton këtë të diel në 17:00 me ndeshjen e parë mes Qatar, që është edhe organizatorja e këtij eventi më të madh sportiv dhe Ekuador. Një ndeshje e cila do të ketë vëmendjen e të gjithë shikuesve nga e gjithë bota, jo për hir të rëndësisë që ajo mbart, por për shkak se është pikënisja e një muaji të mbushur me plot emocione, ashtu siç futbolli di të dhurojë.

Për këtë Botëror u shpenzuan më shumë se 200 miliardë dollarë që përfshin ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, e ndërsa do të jetë i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë Botërori zhvillohet në dimër. Birrat, televizori në ballkon do të jetë një tablo që nuk o i përkasë këtij futbolli, por tani më të gjithë do të jenë pranë oxhakut për të parë skuadrën e zemrës. Një botëror ku Italia nuk do të jetë, e ndërsa do të vijë me mungesa të mëdha, mes të cilëve Mohamed Salah, N'Golo Kante, Paul Pogba, Karim Benzema, Reus.

Gjithashtu, mendohet të jetë edhe botërori i fundit ku do mund të shohim Messin dhe Ronaldon.

Para nisjes së takimit, në orën 15:00 pritet një performancë nga ylli i hip hopit Nicki Minaj, këngëtari Maluma dhe këngëtarja libaneze Myriam Fares të cilët do të sjellin këngën zyrtare të këtij botërori, "Tukoh Taka", me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Detajet nga kjo ceremoni do na duhet edhe pak orë pritje...

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë