Para Kryeministrisë qytetarët mbajtën sot protestën e 29-të kundër qeverisë, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në përfundim të fjalimeve, ashtu siç është bërë traditë e këtyre protestave tashmë, protestuesit nisën marshimin që përshkon rrugët kryesore të Tiranës. Por së fundmi, kjo pjesë e protestës po braktiset nga qytetarët dhe këtë e tregon rënia e pjesëmarrësve.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Ritheksohen kërkesat drejtuar Ramës, askush nuk foli për platformën tjetër politike! Kritika nga podiumi për mënyrën e organizimit








