Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht me trotuare të reja, ndriçim dhe sinjalistikën e nevojshme rrugën “5 Maji”, e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial. Punimet në rrugën e lënë prej vitesh në një gjendje të mjerueshme të realizuara nga Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit Nr.2 u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.
“Falenderoj ndërmarrjen tonë, e cila vetëm me punonjësit dhe mjetet e bashkisë arriti të sistemonte të gjithë bllokun tregtar rreth Medresesë. Ky investim i ka rritur vlerën pallateve dhe gjithë bizneseve që operojnë në këtë zonë. Më vjen mirë që edhe Medreseja, në këtë muaj të Ramazanit, ka një pamje më të mirë. Në këtë mënyrë i japim dinjitet hapësirave tona publike”, deklaroi Veliaj. Ai shtoi se statistikat e zyrave imobiliare tregojnë se vlera e pronës është rritur mesatarisht 15%, por në disa lagje të Tiranës kjo shifër shkon deri në 30% falë investimeve të bashkisë.
“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, kushdo që ka pronë në Tiranë, falë punës së bashkisë, do të ketë një pronë që vlen më shumë çdo vit, se sa vlera që kishte një vit më parë”, tha ai. Kryebashkiaku premtoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë çdo ditë punën e saj, jo vetëm me investime në rikonstruksionin e rrugëve, por edhe për shtimin e hapësirave për fëmijët. “Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe sigurisht që jemi fokusuar në akset kryesore. Por, fokusi gjatë vitit tjetër do të jetë në rrugicat dhe sheshet e lagjeve. Edhe në njësinë nr.8 jemi duke identifikuar hapësira që mund t’i kthejmë në kënde lodrash për fëmijë, si ai që bëmë te ‘Mine Peza’”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se gjatë viti të parë të mandatit është ndërhyrë në mbi 50 rrugë në kryeqytet, ndërkohë që gjatë vitit të dytë puna do të vijojë në çdo rrugicë lagjeje. Veliaj falenderoi qytetarët për korrektesën e treguar me pagimin e taksave, ndërsa theksoi se çdo qindarkë e arkës së Bashkisë së Tiranës do të kthehet në investime për qytetin dhe qytetarët.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO