Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Përfundimi i këtij procesi i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pasi të kenë kaluar afatet ligjore për ankesat e mundshme të subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të dielën kërkesen e lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 382 pako me fletë votime që kanë arritur në Kosovë më 12 nëntor.

Rinumërimi i mijëra vendvotimeve ka zvarritur procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht edhe të ngritjes së institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta janë patjuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të ulen dhe të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Edhe diplomatët perëndimor po u bëjnë thirrje të dy partive fituese që të punojnë për themelimin sa më të shejtë të qeverisë së re e cila do të përballet me sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh