Ka përfunduar procesi i vlerësimit të pasurive të paluajtshme! Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri me dije se procesi është mbyllur me datë 2 gusht. Ai tha se aknë përfituar 113.800 mijë familje ndërsa në proces u përfshinë 168 200 pasuri.

'113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri. Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar. Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit.  Rekordin e mban Tirana me 47.293 rivlerësime. Vendin e fundit e mban Hasi me vetëm 35 rivlerësime', tha Lame. 

Por jashtë rivlerësimit mbetën 398 raste, skualifikime kryesisht të qytetarëve që kanë aplikuar ditët e fundit dhe nuk u bë e mundur përllogaritja e shumës dhe më pas pagesa përkatëse ose mbetën pa aplikuar pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online.

Në fund të procesit mbetën edhe 398 raste, të cilëve nuk u bë e mundur t’ju kryhej procesi i rivlerësimit. Kryesisht këto janë raste që kanë aplikuar në ditët e fundit të lejuara dhe nuk u bë e mundur përllogaritja e shumës dhe më pas pagesa përkatëse. Kujtoj këtu që në periudhën e fundit të këtij procesi, rreth mesit të muajit korrik, ndodhën edhe sulmet kibernetike që bllokuan apo shqetësuan disa nga sistemet operative të shtetit. 

Po ashtu përmes rivlerësimit të banesave e bizneseve buxhetit i kanë shkuar 12.7 mld lekë ose rreth 110 milion USD.

6. Përfitimet e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Përfitimet nga procesi i rivlerësimit të pasurive janë si sociale ashtu dhe ekonomike. Gjithashtu, përfitimet janë si për qytetarin ashtu edhe për vetë shtetin.

1-    Nëpërmjet procesit të rivlerësimit, rritet vlera e pronës së qytetarit, sipas çmimit minimal fiskal të vendosur nga shteti ose sipas çmimit të tregut.
2-    Shitja e një prone i kushton më lirë xhepit të qytetarit, duke i sjellë kështu një përfitim ekonomik të konsiderueshëm (paguan vetëm 3% tatimin mbi të ardhurën nga shitja nga 15%, një diferencë jo e vogël kjo).
3-    Në rastin e marrjes së kredive në bankë apo vendosjes si kolateral, rritja e vlerës së pronës, rrit dhe vlerën vlerësimit dhe përfitimit nga banka.
4-    Procesi i rivlerësimit, është një rregullator i tregut informal të shitjes së pasurive të paluajtshme.
5-    Nxit formalizimin dhe shmangien e evazionit fiskal me transaksionet e pasurive të paluajtshme.
6-    Është një investim shumë pozitiv në politikat sociale të shtetit, që nxit kështu interesimin dhe përfshirjen më shumë të qytetarëve në procesin e shitblerjes së pasurive të paluajtshme, si një motor i rëndësishëm zhvillimi i ekonomisë shqiptare.
7-    Të gjitha proceset e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme ndër vite, kanë dëshmuar se interesi i qytetarëve ka qenë në rritje.
8-    Rritet numri i pasurive të paluajtshme të përfshira në tregun e shitjes, i cili në një farë mënyre është frenuar nga taksa prej 15%.
9-    Pavarësisht kategorisë, vitit të ndërtimit apo gjendjes së amortizimit, pronat bëhen të tregtueshme, konkurruese si dhe një alternativë e mirë në treg, për transaksionet e ardhme.
10- Nxiten investimet në pasuritë e paluajtshme, duke zhvilluar titujt e pronësisë si dhe të drejtën e kujtdo për të zotëruar një pasuri të paluajtshme.
11- Injektohen më shumë të ardhura në arkën e shtetit.
12- Përveçse për qytetarin, përfitimet janë edhe për shtetin, i cili pavarësisht se humbet në arkën e tij nga fitimi i aplikimit të tatimit prej 15%, por fiton nëpërmjet riaktivizimit dhe rritjes së numrit të pasurive që përfshihen në treg, si rrjedhim i uljes ndjeshëm të tatimit në 3% (në krahasim me mosshitjen apo stanjacionin).