Përfundon samiti për Ukrainën në Paris, Macron: Rusia pretendon se po negocion, ende herët për të hequr sanksionet! Nuk ka unanimitet për paqeruajtësit

 Përfundon samiti për Ukrainën në Paris, Macron: Rusia pretendon se po negocion, ende herët për të hequr sanksionet! Nuk ka unanimitet për paqeruajtësit

Presidenti francez Macron

Ka përfunduar samiti i 27 liderëve në Paris për paqen në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron tha se është ende herët për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Ai akuzoi Rusinë se po pretendon që të zhvillojë negociata, por në të vërtetë nuk e dëshiron paqen. 

Presidenti francez tha gjithashtu se kanë udhëzuar ministrat e jashtëm të koalicionit që të paraqesin propozime se si të monitorohet armëpushimi. Ata kanë tre javë kohë për t'i paraqitur ato. Përveç kësaj, Macron thotë se Britania dhe Franca do të dërgojnë një delegacion ushtarak në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Kievit për t'i ndihmuar ata të planifikojnë për të ardhmen.

“Ne kemi vendosur të ngarkojmë ministrat e jashtëm që të paraqesin brenda tre javësh propozime se si të monitorohet armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës. Përfundimet do të ndahen me Shtetet e Bashkuara", tha presidenti francez.

Për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë, presidenti francez deklaroi se nuk është arritur unanimitet. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum