Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit në Apelin e GJKKO, vendimi për Kokën, Bllakon e të tjerët do shpallet më 8 Nëntor

 Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit në Apelin e GJKKO, vendimi për Kokën, Bllakon e të tjerët do shpallet më 8 Nëntor

Lefter Koka dhe Alqi Bllako

1729859691_alqibllakolefterkoka.jpg

Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Ka përfunduar seanca maratonë për inceneratorin e Elbasanit, në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Pas debateve në sallë dhe dëgjimit të të dyja palëve, seanca shtyhet për të shpallur vendimin më 8 Nëntor, ora 14:00.

Sot u dëgjua pala mbrojtëse e 9 të pandehurve, teksa SPAK i qëndron pretencës së dhënë. Bllako mësohet se s'ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati.

Në 5 tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit. SPAK kërkon ndryshimin e vendimit të GJKKO, që e dënoi Lefter Kokën me 5 vite dhe 8 muaj burg (me gjykim të shkurtuar) vetëm për korrupsion dhe t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”, me 10 vite burg në total, për inceneratorin e Elbasanit. 

Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e 3.7 milionë euro. 

Në Apel, Prokuroria e Posaçme kërkon edhe dënimin me 4 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për shpërdorim detyre, i cili nga shkalla e parë është shpallur i pafajshëm.


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka shpërthen në Apel: S'jam unë peshku i madh! Doni të gjeni korrupsionin? Hapni telefonin e Kryemadhit


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit