Përfundon takimi në selinë blu/ Hoti: Kam zotimin e Bashës që taksa e rrugës së Kombit do të hiqet

Në përfundimit të takimit i cili ka zgjatur pak minuta në selinë blu, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë bashkuar në një pikë në deklaratat e tyre: taksa e rrugës së kombit duhet të hiqet. Pyetjes së bërë nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, Basha tha se ky do të jetë vendimi i parë i qeverisë së tij, teksa Hoti tha se i bashkohet liderit të opozitës në këtë drejtim.

"Premtimi im qëndron, do të jetë një nga vendimet e ditës së parë, heqja e taksës së rrugës së kombi, sikundër i kam kërkuar kryeministrit Hoti që të bëjmë gjithçka për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam shëtitur përgjatë vijës bregdetare dhe kam parë me sytë e mi situatën shumë të rëndë të turizmit të operatorëve turistik për përbën 1/4 e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që kam takuar janë nga Kosova, dhe në këtë kuadër shpresoj që me bashkëpunimin e dy qeverive do të mundësojmë që të kemi një numër sa më të madh të turistëve nga Kosova në plazhet tona të bukura. Natyrisht ka shumë për të bërë, që nga siguruar rrugore, infrastruktura, çmimi i lartë i karburantit, këto janë çështje që unë s'i korrigjoj dot sot, por që marr angazhimin sot përpara mediave se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së rrugës së kombit", tha Basha.

"Kemi ndarë të gjitha shqetësime dhe çështjet që duhet të adresojmë si dy shtet, përfshirë edhe taksën dhe unë e kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet", shtoi Hoti.

Sfidat ekonomike pas pandemisë, por edhe zhvillimet politike në Kosovë kanë qenë në temat e tjera kryesore në të cilat është fokusuar takimi mes Hotit dhe Bashës.

"I uroj nga zemra punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në drejtimin e qeverisë. Kemi diskutuar sot për disa çështje të rëndësishme, për sfidat e Kosovës në udhëtimin e saj drejt Integrimin në BE dhe NATO, kam përshëndetur vendimin e Këshillit të Ekspertëve. Së dyti dëgjova me interes nga kryeministri që vjen me përvojë politikë dhe background dhe përvojë në ekonomi, mbi planin e Kosovës sa i përket ekonomisë dhe punësimit pas pandemisë. Dua t'ju them që për ne është shembull se si Hoti po përgatitet për t'u përballur me këto pasoja. Dua të shpreh besimin tim se nën drejtimin e Hotit dhe iniciativën e tij, Kosova do të dijë t'ia dalë mbanë për të ecur përpara pavarësisht situatës politike, drejt synimit të përbashkët që është një shteti i fortë dhe demokratik, anëtar i BE dhe NATO. Për mua personalisht si bashkëmoshatar i Hotit është kënaqësi se Kosova është e pavarur dhe institucione të konsuliduar dhe ka politikë të zotë që janë rritur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësi të presidentit Ibrahim Rugova, janë të pajisur me dijet dhe moralin e institucioneve më të mira të perëndimit", u shpreh ndër të tjera Basha.

"I nderuar të vizitojë PD. Kemi diskutuar për sfidat që kemi si qeveri në luftimin e pandemisë, por edhe situatën e re të krijuar pas zhvillimeve të fundit dhe qasjen tonë që për t'i përballuar këto situata. Dëgjuam edhe vlerësimet e Bashës në këtë drejtim", tha Hoti.


Lajmi kryesor:

Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç ta harrojë! Hoti nga Tirana: Gati të shkoj për dialog në Uashington pa Thaçin


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare