Përfundon verifikimi paszgjedhor, KQZ: Sukses i plotë i votimit e numërimit elektronik! Komisionerët që kryen shkelje të rënda do përgjigjen para ligjit

Një proces i nisur si procedurë teknike pak javë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka zbuluar të dhëna interesante me atë që kanë ndodhur me procesin zgjedhor më 25 prill, sidomos në drejtim të përdorimit të teknologjisë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpalosur shifra që tregojnë një proces në tërësi pas asnjë problematikë serioze.  Ajo që vihet re është suksesi absolut i projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Celibashi tha se nga rinumërimi u identifikua se në 71% të qendrave të votimit nuk ka diferencë më të madhe se me 10 vota dhe vetëm 1% me diferencë votash me m bi 30 vota.

Përsa i përket diferencës për votat e partive, Celibashi tha se në këndvështrimin e KQZ ato janë gabime njerëzore. Sipas tij për disa raste do t'i kërkohet Prokurorisë edhe të nisë hetimet.

Për rastet e votave për kandidatëve Celibashi tha se në shumë raste ka qenë demonstrim i servilizmit të numëruesve ndaj  kandidatëve. Komisionerët që hoqën ose shtuan vota për kandidatët dhe ata që tentuan të votojnë dy herë do të përballen me drejtësinë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se do të kërkojë hetim nga prokuroria për rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor ndërsa i kërkoi palëve politike të marrin parasysh vendimet e Gjykatës kushtetuese kur të ndryshojnë sërish kodin zgjedhor. 

"Jemi para shkeljes së rëndë të Kodit Zgjedhor që mund të përbëjnë dhe vepër penale. Ata që kanë kryer shkeljet do të përgjigjen para ligjit", tha ai.

Në daljen për mediat, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u pyet edhe për Tom Doshin, për të cilin një ditë më parë, prokuroria mbylli hetimet e thelluara duke konfirmuar dënimin dhe akuzat për ish deputetin. Celibashi tha se ky rast është ende në shqyrtim.  

Të dhëna nga Komisioneri Celibashi: 

1.6.milionë votues u identifikuan nga PEI, 97.19% e zgjedhësve në 5023 qendra votimi nga 5199 gjithsej. Vetëm 2.8% e zgjedhësve nuk i është bërë identifikimi i shenjave të gishtërinjve.

Janë 1006 raste të dyshimta, që nuk do të thotë se janë 1006 persona por shenja gishtërinjsh që dyshohet se janë të njëjta. Kemi 20 zgjedhës që dyshohen se kanë votuar në 2 qendra votimi të ndryshme. Janë komisionerë që kanë votuar edhe në qendrën e tyre të votimit por edhe në qendrën ku ishin komisionerë.

204 shenja gishti unike që janë skanuar më shumë se 2 herë. 44 shenja gishtërinjsh janë skanuar më shumë se 518 herë.

520 qendra votimi i janë nënshtruar procesit të verifikimit. 40 qendra votimi kanë diferencë për kandidatët nga 10 deri në 20 vota. 19 qendra votimi kanë diferencë mbi 20 për kandidatët. Ne kemi verifikuar gjendjuen faktike për ccdo kandidat

317 qendra votimi nga 519 që u verifikuan gjithsej janë me zero diferencë, në 71% të qv ku u be certifikimi paszgjedhor nuk ka diferencë votash për partitë.

Në KZAZ 40, asnjë diferencë mes rezultatit elëktronik me numerimin manual te verifikimit paszgjedhor

Vetëm 1% e qendrave të votimi që diferenca është 10 deri në 30 vota. Dhe nuk ka asnjë qendër votimi ku vota për partitë politike të jetë mbi 30 vota.

(Kliko këtu për të lexuar VERIFIKIMIN post zgjedhjeve)

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Dekriminalizimi/ Prokuroria e Përgjithshme ktheu përgjigje për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë

 

Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin, në një kohë kur që nga viti 1990, Doshi rezulton i dënuar ose i hetuar në 6 raste.

Në konferencën e sotme për shtyp kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se dokumenti i Prokurorisë së Përgjithshme do të merret në shqyrtim.

"Do t'i marrim në shqyrtim të dhënat që na kanë ardhur për Tom Doshin", tha Celibashi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'