Përfundon vizita e Ramës në Kinë
takim i parakohshëm me Vuçiç

Përfundon vizita e Ramës në Kinë<br />takim i parakohshëm me Vuçiç
TIRANE- Kina ka gati 5 projektet e rëndësishme për të cilat do të investojë në Shqipëri. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kinë në datë 10-11 shtator është cilësuar si mjaft e suksesshme për marrëveshjet ekonomike dhe infrastrukturore që janë parashikuar të nënshkruhen mes dy vendeve.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili, në një intervistë për radion shtetërore kineze “CRI”, njoftoi marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve.

Rruga e Arbrit, Hekurudhat shqiptare, Porti i Shëngjinit, Inovacion në Arsim dhe “Korridori i Kaltër” që do të lidhë pjesën tjetër të Mesdheut, veriun e Kroacisë me pjesën jugore të Kroacisë, me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe më poshtë me Greqinë, për të krijuar përfundimisht “Unazën e Mesdheut janë 5 investimeve kryesore që qeveria kineze është zotëruar të kryejë në Shqipëri. Takimi i zhvilluar një ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij kinez Li Keqiang ka hapur rrugë edhe për të tjera investime që qeveria kineze pritet të kryejë në sektorë të tjerë. Qeveria kineze do të financojë një shumë prej 10 milionë juan ose 126 mijë euro për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

Mësohet se kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në vendin tonë. Gjatë intervistës së tij për radion shtetërore “CRI”, kryeministri Rama ka shpjeguar marrëdhëniet që kanë ekzistuar prej kohësh mes dy vendeve dhe pozitat e reja të Shqipërisë në raport me shtetet e tjera. “Ne kemi një histori të gjatë të përbashkët e cila është një ndihmë e madhe në këtë drejtim dhe e bën më të lehtë punën tuaj, por sigurisht që sot jemi në një kapitur krejt tjetër të historisë së marrëdhënieve tona.

Shqipëria nuk është ajo ishte dikur për Kinën, dhe pesha e Shqipërisë në raportet e Kinës me botën është shumë më relative”, u shpreh Rama. Gjatë qëndrimit në Kinë kryeministri ka mbajtur edhe një konferencë në Universitetin e Tianjinit ku ka shpjeguar pozitat e Shqipërisë, resurset turistike dhe politikat e vendit për integrimin drejt BE-së. 

Takimi 
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb, Aleksandër Vuçiç janë takuar dje në vizitën zyrtare në Kinë. Takimi mes dy kryeministrave ashtu siç u paralajmërua disa ditë më parë nga “Shqiptarja.com” ka ndodhur në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur dje në Kinë. Takimi i parakohshëm mes dy kryeministrave ka ndodhur para vizitës zyrtare që kreu i qeverisë shqiptare Rama pritet të zhvilloj në Serbi më 22 tetor. Vizita është cilësuar si historike, pas është e para pas disa dekadash marrëdhënie të ngrirë vizitash të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Bisedat me Obamën, Merkel, Li Keqiang dhe Papën
Kryeministri Edi Rama brenda një muaj ka zhvilluar takime me krerët e botës. Duke e nisur turin me takimin me kancelarin Angela Merkel, Rama vijoi me takimin me presidentin e SHBA Barak Obama, ndërsa dje ka realizuar takimin me kryeministrin Kinez Li Keqiang ndërsa për dhjetë ditë do të presë në Shqipëri Papa Françeskun. Një rast i rrallë ky që brenda një kohe të shkurtër të arrihet një axhendë e ngjeshur por me takime të nivelit më të lartë. Takimet e zhvilluara nga kryeministri Rama brenda këtij muaji kanë qenë në kuadër të angazhimeve që vendi ynë ka marrë në rajon dhe ndryshimeve që priet të sjellë gjatë qeverisjes së tij.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe Presidentit amerikan Obama u zhvillua në 5 shtator gjatë Samitit të NATO-s në Uells, ndërkohë që gjatë këtij takimi Rama u takua edhe me homolun italian Renzi dhe atë grek Samaras. Ndërkohë takimi me kancelaren gjermane Merkel, ndodhi gjatë Samitit të Berlinit ku kryeministri Rama ishte përfaqësues i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë dative 10-11 shtator Rama ka qenë në një vizitë zyrtare në Kinë ku është takuar me kryeministrit kinez Li Keqiang. Shtatori për kryeministrin Rama do të kulmojë me vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë në 21 shtator, për të cilin është përgatitur edhe një ceremoni dhe pritje shumë e veçantë.  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën