Agjenti i infiltruar zbërthen grupin! Policia kap 2 trafikantët me 4 mina me telekomandë në makinë (EMRAT)

DURRËS- Një agjent i infiltruar në grupin e trafikantëve të minave me shpërthim në distancë, ka çuar në arrestimin në flagrancë të dy personave në momentin që do tentonin të shisnin minat me telekomandë.

Agron Gurakuqi 46 vjeç dhe Bledian Greca 35 vjeç u vunë në pranga në Mëzes të Tiranës, në operacionin e koduar “Distanca. Aty, policia i sekuestroi 4 mina me telekomandë, të cilat ndodheshin në makinën që drejtonte Agron Gurakuqi dhe që dyshohet se shitja e tyre do të kryhej në Durrës. Burime nga grupi hetimor thonë se të arrestuarit nuk i kanë bërë publik emrat e personave që do t’u shisnin minat.

Të prangosurit janë me precedentë të mëparshëm penalë për ndërtim pa leje dhe armëmbajtje pa leje. Gurakuqi dhe Greca punonin sëbashku si për gjetjen e materialeve që shërbejnë për prodhimin e minave ashtu dhe për montimin e tyre të cilat i shisnin deri në 3 mijë euro copa. Kjo është ngarkesa e pestë që kapet në Durrës në harkun kohor të 1 viti.

1615883143_Screenshot2.jpg

Minat e sekuestruara

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Distanca".

Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar "Distanca", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Ndërtim pa leje";

B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje ".

Gjatë  kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja