Përgatiti ushqim me helm, 19-vjeçari italian vret njerkun, nëna në gjendje të rëndë shëndetësore

Përgatiti ushqim me helm, 19-vjeçari italian vret njerkun, nëna në gjendje të rëndë shëndetësore

Foto pranë vendit të ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku 19-vjeçari Alessandro Asoli ka helmuar nënën dhe njerkun, duke i shërbyer një ushqim të përgatitur nga ai, në të cilin kishte përzier helm.

Fundi ishte tragjik për burri 57-vjeçar, pasi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa  nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas mediave italiane, mendohet se njerku hëngri të gjithë sasinë e ushqimit të përgatitur dhe kjo është arsyeja që gjeti vdekjen e menjëhershme.

Zhurmat dhe të bërtiturat kanë alarmuar fqinjët e familjes, të cilët menjëherë i kanë telefonuar policisë.

I riu është munduar fillimisht të fshihet në shtëpinë e gjyshërve, por policia nuk vonoi shumë për ta gjetur dhe arrestuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla