‘Përgatitje për rezistencë’, mesazhe për sulme në veri të Kosovës

‘Përgatitje për rezistencë’, mesazhe për sulme në veri të Kosovës

Pjesëtarë të policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut (Foto arkiv)

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë të Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”. Partia kryesore e serbëve në Kosovë ka thënë se me veprime të tilla, po tentohet të fajësohen serbët "për incidente të reja të mundshme".

Në raportin e rregullt 24 orësh, Policia tha se fletushkat u shpërndanë në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se këto fletushka u shpërndan “dje gjatë dhe pas protestës”.

“Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, tha Elshani.

Fletushkat, që janë nënshkruar nga "Mbrojtja Kombëtare", të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u bëri thirrje qytetarëve në veri që “të mos bien pre e provokimeve të tilla”.

Sipas kësaj partie, kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”.

Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt serbët protestuan kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa.

Protestuesit kërkuan që të anulohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për kryerjen e pagesave.

Disa orë pas protestës, BQK-ja njoftoi për zgjatjen e fazës së tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se tre muaj. Paraprakisht, kjo fazë tranzicioni ishte thënë se do të zgjaste gjatë shkurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit, e as ndalimin e mbështetjes që Serbia jep për serbët e Kosovës përmes dinarit./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja