Përgatitjet e derbit/ 'Dua dhuratë të hënën', Daja feston 55-vjetorin në stërvitjen e Partizanit! Kapiteni Hoxha: Nuk e mendoj rezultatin negativ me Tiranën

Te Partizani fitorja është një rezultat që nuk njihet në pesë javët e para të Superligës, por derbi me Tiranën, që luhet të hënën po përgatitet në një atmosferë mjaft të këndshme. Sot trajneri Ilir Daja ka mbushur 55 vjeç dhe ai pret një shuratë të veçantë.

‘Kam të njëjtën uri dhe të njëjtin passion për profesionin që kam. Ëshytë një jetë e mbushur plot me futbollin ku brenda saj ka edhe disa trofe të fituar,'-deklaroi Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Dhuratën kërkoni ta merrni të hënën nga ekipi?

Sigurisht që dhuratat ne i kemi javë për javë, por ndonjëherë edhe dy herë në javë kur ka ndeshje të mërkura. Presim që këtë derbi, duke qenë edhe ndeshje specifike, të jetë momenti i kthesës për të shkuar te 3 pikët e para në këtë sezon,’-tha Daja.

Kundër Kukësit në fundjave Alban Hoxha luajti ndeshjen e 300 në karrierë me Partizanin dhe për këtë është nderuar në stërvitjen e ditës së sotme.

‘Është viti i nëntë që luaj këtu dhe të arrish 300 ndeshje më bëhet qefi, shpresoj të arrij akoma më shumë, por kjo duhet parë me kohën,’-u shpreh Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit:

Kapiteni i të kuqve e di vështirësinë që po kalon klubi, por pavarësisht se derbi e vë përballë Tiranës së vendit të parë ai është optimist se historia do të flasë për Partizanin.

‘Ka patur mungesë rezultati dhe sigurisht kur kalojnë ndeshjet bëhet stresuese sepse do me domes fitoren. Unë nuke mendoj fare që në derbi të bëjmë hap fals sepse jemi të gjithë të përgatitur, jemi të gjithë me dëshirë për ta fituar ndeshjen. Plus derbet kanë treguar se nuk ka të bëjë kush është në vend të parë, dytë apo të tretë. Do japim maksiumin dhe do synojmë për ta fituar këtë ndeshje,’-tha Alban Hoxha.

Tirana-Partizani, që është edhe derbi i parë për këtë sezon, do të luhet të hënën në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 19:45.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinonisti: 20/10/2021 20:17

    Ku fillon kalendari liga amatore dhe dhe liga unike dhe kuba nene tereza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Dalin rezultatet e testimit me shkrim për të rinjtë që konkurruan në Akademinë e Policisë