Një sfidë me një kundërshtar shumë të fortë ka rezervuar kombëtarja shqiptare për në muajin mars. Kuqezinjtë do të luajë Suedinë më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.
Kjo ndeshje do te vlejë për përgatitjet për Evropian, ndërsa kërkesa e Sylvinhon është edhe për dy ndeshje të tjera që me gjasë do jenë në muajin qershor, pak ditë para evropianit të Gjermanisë. Sakaq FSHF saktëson se edhe në muajin mars mund të ketë një miqësore të dytë.
Suedia nuk është kualifikuar në kampionatin europian të Gjermanisë, ndërsa në të kaluarën dy kombëtaret janë përballur 5 herë, ndërsa kjo do jetë e 6. Në katër ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Suedia ka fituar 3 dhe një është mbyllur në barazim, ndërsa fitorja e vetme e Shqipërisë është një miqësore me rezultatin 2-1.