Shpërthimet në veri të Kosovës, grupet serbe përdorën granata dore të prodhimit jugosllav! SHBA: S'janë krijuar kushtet për zgjedhje

Ditën e djeshme u raportuan shpërthime në veri të Kosovës në zonat e Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar bëri me dije se grupet e maskuara të cilët kishin hyrë me forcë në komunën e Zubin Potokut, kishin përdorur edhe granata dore të prodhimit jugosllave në momentin kur sulmuan edhe zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit në datën 18 dhjetor siç janë dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani. Në një reagim, Ambasadori i SHBA në Kosovë tha se aktualisht nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje.

Sipas mediave serbe, anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë qenë ata që kanë hyrë me forcë në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar edhe nga zyrtarë të policisë së Kosovës.

Si pasojë u dëgjuan dy shpërthime, ndërsa nga ndërtesa kanë dalë anëtarët e komisionit në fjalë dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka pasur dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë të Veriut nga grupe të dyshuara të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, mes tyre edhe granata.

Ndërkohë dje pati reagim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se sulmet ishin organizuar nga vetë Serbia. Ai paralajmëroi edhe shtim të forcave policore për të mbajtur në kontroll situatën në veri të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Peter Stano: Zgjedhjet e 18 dhjetorit të mbahen në rrethana paqësore

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative su dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurtë.

“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administriv dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Situata në veri u përkeqësua pasi që, gjatë së martës, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve sipas datës së përcaktuar.

Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës, kanë deklaruar se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë [nga KQZ-ja] për shtyrjen e zgjedhjeve… presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Beogradi i ka kundërshtuar gjithashtu zgjedhjet e planifikuara për komunat veriore reja. Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.

Ndërsa, kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook të martë, ka thënë se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi. Ai ka thënë se sulme të ngjashme, janë shprehje e pasigurisë së rrjeteve kriminale në veri.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u shpallën në Kosovës, pas dorëheqjeve të përnjëhershme nga kryetarët e komunave veriore që janë pjesë e Listës Serbe. /Express

Ora 16:43
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Sveçla i përgjigjet shqetësimin të SHBA për zgjedhjet e parakohshme

1670346720_XhelalSveclakonferencefotoRidvanSlivova1e16309150514341200x6301.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili shprehu shqetësimin se kushtet nuk janë të duhura për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Shumë mirë, ai e ka dhënë një opinion, ne e vlerësojmë, janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimet e duhura…Ju kisha lut me e lënë me kaq, ka me pas konferencë shtypi shumë shpejt”, ka thënë ai.

Ora 11:22
Situata në Kosovë, ambasadori Hovenier: SHBA të shqetësuara! S'janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhjet në veri

1670408781_JeffHovenierApril20171600x360.jpg

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit duke thënë se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 08/12/2022 10:11

    Mos te dalim te pakuptimet ne qendrime politike qeveritare.Kur jemi ne hall kemi nevoje dhe kerkojjme ndihmen e miqeve,s kur flasim dalim te pakuptimet,se ne jemi ketu zot e qeveritar qe marrim vendime.Miqet duhet konsultuar e degjuar,nese i marrim dhe jane deshmuar per miqs te sinqert.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë