Përgënjeshtrimi,Izet Haxhia: Kulla e
Berishës bazë e UDB dhe e Sigurimit 

Përgënjeshtrimi,Izet Haxhia: Kulla e<br />Berishës bazë e UDB dhe e Sigurimit 
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, deklaron për Shqiptarja.com se kulla e ish-kryeministrit Berisha ka shërbyer si bazë për UDB e ish-Jugosllavisë dhe ish-Sigurimin e Shtetit dhe jo për strehimin e UÇK. Haxhia ka sqaruar se luftëtarët e UÇK janë strehuar në kullën e Sulejman Berishës dhe djemve të tij, të cilët janë kushërinj të pestë me Sali Berishën.

Sipas Haxhiajt, Berisha mashtron, ndërsa tenton të ngatërrojë para publikut kullën e tij me atë të kushëririt të katërt. “Kulla e Berishës ka ''meritën'' se ka strehuar në vjeshtën e 1943 serbo-boshnjakun Vuk Karaxhiç, ''frut” i kësaj mikpritje kemi ardhjen në jetë të Salih Karaxhiçit me 1 korrik 1944. Kjo kullë gjithashtu ka shërbyer edhe si një bazë e dyfishtë e UDB dhe e Sigurimit të Shtetit ku bëheshin takimet e tyre dhe atyre agjentëve që bënin lojën e dyfishtë atë të Sigurimit dhe UDB. Prandaj çfarë të mundohen të shpikin e sajojnë për kullën e Berishës apo sado para të fituara me gjakun e shqiptareve të shqiptarëve, për ringritjen e saj, nuk mund ta shpëtojnë nga vula e turpit e tradhtisë që i ka vënë asaj, Sali Berisha. Brezat e mëvonshëm do ta kujtojnë atë, si kullën ku lindi e rriti Esat Pashën e dytë të Shqipërisë, Sali Berishën”, shkruan Haxhia. Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se shtëpia e tij në fshatin e thellë Viçidol, Tropojë, ka shërbyer si bazë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovës. Berisha tha se ai vetë e kishe lënë ndërtesën në dorë të luftëtarëve gjatë luftës me serbët në vitin 1999.

E vërteta sipas Haxhisë
Sipas Izet Haxhisë, kulla e Berishës nuk ka qenë asnjëherë si bazë e UÇK. Sipas tij, gjatë luftës së Kosovës, kulla e Berishës ishte e shkatërruar dhe nuk mund të shërbente as si ahur bagëtish. “Nuk e di kush e ka nxjerrë këtë mashtrim, por kulla e Berishës nuk ka qenë asnjëherë bazë e UÇK sepse ajo në kohën e luftës së Kosovës ka qenë e dëmtuar nga moskujdesja dhe braktisja që i ishte bërë shumë kohë më parë. Në atë gjendje të rrënuar që ishte ajo, as për ahur bagëtish nuk mund të shërbente, lëre pastaj të jetonin njerëzit. Por, për hir të vërtetës duhet thënë se shtëpia e Sulejman Berishës dhe djemve të tij ka qenë një bazë e fuqishme e UÇK që përfaqësonte zonën operative të Dukagjinit në Kosovë. Si duket e ngatërrojnë (ma merr mendja me siguri se marshalli sajon rrena të tilla) kullën e Sulejman Berishës me atë të Saliut. Sulejman Berisha është një kushëri i brezit të katërt apo pestë të Berishës që nuk e ka takuar apo ta ketë pritur ndonjëherë Berisha sa ishte president apo deri sa ka mbaruar lufta për çlirimin e Kosovës”, shkruan Haxhia.

Nesim Haradinaj
Nesim Haradinaj është njëri prej udhëheqësve të luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, ka mohuar që shtëpia e Berishës të ketë shërbyer si bazë për UÇK-në. “E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj. Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë. Kjo shtëpi në foto është ish-shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK-së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
 
Haxhia
“Kjo kulle gjithashtu ka shërbyer edhe si një bazë e dyfishtë e UDB dhe e Sigurimit të Shtetit ku bëheshin takimet e tyre dhe atyre agjentëve që bënin lojën e dyfishtë atë të Sigurimit dhe UDB”.
 
Haradinaj
“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj. Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas