Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 52-vjeçari Arben Karamuço, i cili drejtonte një motomjet me 4 goma, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë Arben Karamuço ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua 44-vjeçare, e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.
Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak-Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.
Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente










O njerëz, pérshtatuni jetës qytetare. Rrugët tona nuk janë pér motorra, as pér shpejtësi. polici. Mbroni veten.
PërgjigjuDuhet te behen rruge moderne ndryshe problem
PërgjigjuAksidente me vdekje kudo dhe nga ana tjetër thonë mos ketë polic në rrugë.... Në këtë vend jo në rrugë por dhe në çdo rrugicë duhet të ketë polic sepse ka shum shoferë shpellarë.... Në mes të Tiranës ecin me shpejtësi skifterët...
PërgjigjuRezi! Kur ka pasur polic në rrugë nuk ka pasur aksidente?O Rezi policët e ksnë pasur mendjen përtë vjellur dhe jo të bojnë punën or miki.
Shpreh ngushellimet e mija familjare per humbjen e jeteve ne lulen e rinis!burg per jete se denim me varje nuk ka me!
Përgjigju