Përgjimet, Balla: Diskutime normale brenda partisë, rezultati i Dibrës bazohet në votë

Përgjimet, Balla: Diskutime normale brenda partisë, rezultati i Dibrës bazohet në votë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka theksuar se përgjimet e publikuar nga “Bild” janë diskutime normale brenda anëtarëve të një partie, teksa ka theksuar se rezultati zgjedhor në Dibër si në vitin 2016, ashtu dhe në vitin 2017 bazohet te vota e popullit.

“Besoj që do të ishte mirë këtë debat apo diskutim ta nisnim nga ajo që është lajmi dhe diskutimi i ditës sot në Shqipëri, ku për herë të parë ka një iniciativë kushtetuese për shkarkimin e presidentit”, – tha Balla i ftuar në një studio televizive.

Megjithatë, ai theksoi se e ndjen për detyrim të sqarojë se Arben Keshi është një socialist i vjetër i PS-së së Dibrës. “Ka kandiduar për PS për kryetar komune në Maqellarë në vitin 2011. Është rrahur nga persona të PD asokohe dhe ka humbur me 5 apo 6 vota diferencë”, – shtoi Balla.

“Në vitin 2016 ka qenë koordinator elektoral në Maqellarë. Po biseda është e vërtetë. Jam dëshmitar i një nuance të asaj bisede. Arben Keshi dhe persona bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Flamur Noka, i cili ka nxjerrë dhe pistoletën kundrejt Arben Keshit”, – vijoi Balla.

“Madje ‘Vizion plus’, apo arkiva e Sokol Ballës ka dhe deklarimin tim duke u gdhirë mëngjesi i ditës së zgjedhjeve se kishte dhunë ndaj skuadrës elektorale të PS. Ky nuk është lajm i ri për publikun, po të shikoni grafikët e këtyre përgjimeve, grafika nga e njëjta studio grafike si ajo e Babales”, – shtoi Balla.

“Thelbi i çështjes është se si po rihidhet në tregun e thashethemeve gjithçka që të gjithë e dimë e që nuk vërteton asgjë. Kjo është një skemë që ka funksionuar në raste të tilla, flas këtu një ish-oficer policie, Zagani, apo gazetari Basir Çollaku, që lajmërojnë ngjarjen disa ditë para se çfarë do ndodhë në gazetë”, – tha Balla.

“Këto ngjarje kanë ndodhur në dhjetëditëshin e dytë të shtatorit 2016, për dy muaj bëjnë tre vite nga ajo histori. Është për të ardhur keq, është koha për të ribërë një apel drejtuar prokurorisë. Prokurori i çështjes është vasal i Berishës. Akuzat janë ngritur ndaj disa personave, por në asnjë rast, edhe pse prokurori ka pasur të gjithë miqësinë e duhur me Berishën dhe të tjerë, nuk ka asnjë akuzë të ngritur qoftë dhe për një deputet të thjeshtë, apo dhe më lart akoma për persona të dyshuar”, – theksoi Balla.

“Në vitin 2016 në atë fushatë zgjedhore në Dibër, ka qenë e gjithë PD nga Lul Basha dhe deputetët e PD-së së asokohe. Ne kemi marrë ankesa nga ana e strukturave të PS se deputetë të PD kanë intimiduar strukturat apo përfaqësues të PS.

Rezultati i Dibrës është një rezultat, që bazohet në një votë e cila është konfirmuar dhe më pas në Dibër dhe ku të gjithë e dini se dhe në 2016 dhe në 2017 asnjë komisioner i PD apo të tjerave forca politike s’kanë pasur ankime. PD doli në fillim si triumfatore e zgjedhjeve. Unë nuk u nxitova, thashë se është populli që vendos. Dhe në fund populli votoi Partinë Socialiste”, – tha Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abdyli: 18/06/2019 01:28

    O balle mjaft mbrojtje per shefin do vije momenti qe Populli do ta shkeli me KEMBE shefin tend dhe ty do te MARRIN ZVARRE si MBUROJE E KRIMIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë