“Shqiptarja.com” disponon këto përgjime telefonike të kryera nga prokuroria tek numri i Gilmando Danit, pasi Emiljano Shullazin nuk ka mundur ta përgjojë për shkak se prej disa vitesh nuk përdor telefon.
Në një nga këto përgjime evidentohet një bisedë që Gilmando Dani kryhen me një person tjetër. Flitet për një person të quajtur Zamir. Biseda është e “thatë” dhe pa shumë detaje, që mund të tregojë nëse bëhet fjalë për Zamir Hasën e përfshirë në konfliktin gjyqësor për ish-hotel “Vollga” apo ndonjë Zamir tjetër, shok apo të njohur të Gilmandos.
Ndërsa bisedat e tjera të përgjuara thuajse nuk kanë shumë interes dhe nuk tregojnë ndonjë veprim të kundraligjshëm që ka lidhje me akuzat e ngritura. Për Zamirin, flitet se kërkohet të kryhet një takim me një person, por në fakt nuk qartësohet, pasi personi tjetër shprehet në telefon se nuk e njef Zamirin. Përgjimet janë kryer gjatë muajit shkurt-mars.
Përgjimet
+964: Hë Mando
+272: Hë mo ca je tu bo?
+964: Hë lale?
+272: Hë ç’kemi?
+964: Mirë mo lal.
+272: He dëgjon, ca bëhet?
+964: Hiç me lal, Zamiri deshi me ardh.
+272: Nuk e njof, ik se folim nga afër.
+964: Mirë
+964: Hë lalo.
+272: Hë, po vjen ti?
+964: Po.
+272: Me kë po vjen?
+964: Me atë shokun tim pra.
+272: Me kë shok mo?
+964: Që të thash shparë.
+272: E me atë je ti?
+964: E.
+272: Prit se do të mor unë.
+272: He mo ca je tu bo?
+964: Hiç, mirë.
+272: Nga je?
+964: Po mor gocën këtu te shkolla në Sauk edhe.
+272: E mirë, do vijë ai shoku?
+964: Po do vijë, po vij edhe unë poshtë?
+272: Mirë ti po, po do vijë ai shoku, shoku?
+964: Po, do shkoj t’i takoj unë?
+272: E mirë, kur do vish ti këdej njëherë se do me të taku dhe Gysi?
+964: Po ja, të mbaroj punë e do vij poshtë, do takoj ato shokët te “21”, pastaj do kthehem te ju direkt.
+272: Ok, po mos u vono se është edhe Gysi, punë një ore vjen dhe Gysi këndej.
+964: Jo me Gysin do ta lejmë nesër se punë një ore do shkoj të rri atje unë, do i themi Gysin në telefon ta lej për nesër
+272: Ik, hajd se flasim.
+272: He mo vlla si kalove?
-413: Ca bahet?
+272: Hiç asgjë, qetësi.
-413: Unë do vij pak në Tiranë tani... thashë të takoj një minut.
+272: Po mo vlla, kur të duash.
-413: Kur të jem, do të bëj telefon.
+272: Mirë, më bëj telefon.
+272: O vlla, ça bane?
-413: Mirë, ça bane ti?
+272: Me ta ba një pyetje kshu kot, ose a ka noj gja ty ku ke punu ti apo si?
-413: Ehe, ehe.
+272: Noj gja serioze?
-413: Jam rrugës, jam rrugës...
+272: E mirë, a noj gja serioze s’po kshu?
-413: Em duket se po...
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)