Përgjimet/ Drejtori i Rinasit
në trafikun e klandestinëve

Përgjimet/ Drejtori i Rinasit<br />në trafikun e klandestinëve
TIRANE - Drejtori i aeroportit të Rinasit, Fatjon Hoxha, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke bërë punonjës, shtetas të ndryshëm vetëm për t’i dërguar jashtë vendit.

Sipas dosjes së prokurorisë, të publikuar sot ekskluzivisht në gazetën “Shqiptarja.com” klientët ia sillte shoferi i tij, Ismail Gërbi, i dënuar edhe më parë për falsifikim dokumentash.

Drejtori i aeroportit të Rinasit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, pas provave të shumta që e lidhin me shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokuementeve zyrtare.

Hoxha është pjesë e një zinxhiri të gjatë bashkëpunëtorësh, që sipas propurorisë, në vitin 2010 kalonin në vendet perëndimore shtetas shqiptarë, duke i pajisur me dokumente false dhe madje edhe duke falsifikuar viza Shengen. Si provë, prokuroria ka përgjimet e bisedave mes të pandehurve, mes të cilëve është edhe ish-shoferi i drejtorit Hoxha, Ismail Gërbi, i cili ishte edhe personi i kontaktit për shtetasit që donin të shkonin jashtë me dokumente false.

U LARGUAN DHE 5 POLICE
Dhjetë ditë më parë, 5 punonjës policie në Rinas u propozuan që të ndëshkoheshin, sepse ishin implikuar në favorizimin e kalimit të paligjshëm të klandestinëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Sipas hetimeve, ata përfitonin nga 3800 euro për çdo shtetas që kalonte kufirin shqiptar drejt vendeve të BE-së me dokumente false.person që kalonte drejt vendeve të BE-së me dokumente false. Sipas policisë shtetasit, Mynir Shira, kryekontrollor dhe përgjegjësit e turnit Bekim Lika, Edison Ahmetaj, Alkida Shima, dhe Nirda Lushi. Ndërsa 7 kontrollorë të tjerë u pezulluan nga detyra dhe u ulen në gradë

(Ne shkrimin e sotëm të gazeta Shqiptarja.com jan zbardhur telefonatat që tregojnë kalimin e shtetasve me dokumente false. Në foto: faqja e pare e dosjes se prokurorisë për Fatjon Hoxhën)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë