Përgjimet e dosjes 339/ PD: Thesar ende i pazbuluar, Rama si Lukashenko

Përgjimet e dosjes 339/ PD: Thesar ende i pazbuluar, Rama si Lukashenko

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka postuar në rrjetet sociale disa nga përgjimet që Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë nga dosja 339 duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. Për Bardhin, dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës.

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së propozoi pak ditë më parë një vizitë në Minsk për të ndërmjetësuar krizën pas zgjedhjeve, por Gazment Bardhi ironizon duke thënë se Lukashenko nuk ka vetëm në Bjellorusi, sipas tij, ai është edhe në Tiranë, referuar kreut të qeverisë.

"Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kshte qenë edhe më e thellë.

Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.

Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës" shkruan Bardhi. Shqiptarja.com publikoi përgjimet e bisedës së Niçës me vëllain e deputetit dhe personat e tjerë për të mbushur kutitë në zgjedhjet e 2017 (lexo këtu).

Postimi i Gazment Bardhit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 20/08/2020 20:50

    Shko ore i pa cip e ban ndo nje dit plazh se Nuk fitohet vendi i punes tu lef

    Përgjigju
  • Tosi: 20/08/2020 19:14

    O Gazo po per Geringun e pd leshelis qe terrorizoi Dibren ne zgjedhjet e 2017 me banden e xhelal mendjeziut nuk po thua asnje fjale. Ka dale nga pergjimet Muli horri ne Diber duke bere terror mbi komisioneret apo nuk te vjen zeri.

    Përgjigju
  • Nocka: 20/08/2020 18:43

    Me opordhzite si ky, ai kacurelsi i shkodres e me Bashen e Sales, zor se gjen me te hajrit se Gjatoshi, ah me fal A-si nen meng Muta i Cizmes ...

    Përgjigju
  • lulushka: 20/08/2020 18:30

    po gjej nje emer tjeter o gaz gallata, meqe bota nuk e quan si lukashenko. p.sh si sali berisha qe ndrin te prekja e votes. Pastaj trashe pak zerin si luli qe ti mbushni mendjen dhe ndonje 0.5% te elektoratit qe ka mbetur akoma me ramen meqe 99.5% eshte me ju. O mavri me boje

    Përgjigju
  • F-35: 20/08/2020 18:20

    Me vonese por gjithsesi s'mund te rrinte pa u shprehur edhe ky kampioni i felliqesise! Neveri pafund per kete e sojin e tij!

    Përgjigju
  • Ilo: 20/08/2020 18:12

    E sheh edhe 4 komisioner nuk ke prova te futesh brenda vetem thashethemet e ketij qorrit me syze, turp dhe gjynah per PD ne cfare drejtuesish ka rene pa pike personaliteti duken si "perverse politike"

    Përgjigju
  • ERP: 20/08/2020 18:00

    Ik ore fytyra te urryera se na e shpifet

    Përgjigju
  • GAZMEND ZIU: 20/08/2020 17:34

    O GAZMEND ZIU VAZHDO TI ME NJË BRIM PO EDI RAMA KA MBËSHTETJEN E SHQIPTARVE E TË NDËRKOMBTARVE ME NJË FJAL MPREFJA IÇIK HANXHARIN EDI RAMËS A BRAVO O GAZMENT ZIU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës