Taksa në Rrugën e Kombit, Rama: Ide e Berishës. Ish-kryeministri: S'e zbatova

Pagesa në Rrugën e Kombit është bërë temë debati në seancën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama është përplsaur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Nga ana e tij, Rama sqaroi se vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke thënë se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën.

Në kundërpërgjigje ndaj tij, ish-kryeministri Berisha pranoi se pagesa në Rrugën e Kombit ishte ideja e tij, duke sqaruar se për këtë ai bëri një studim së bashku me ministrin e asaj kohe, Sokol Olldashi, dhe vendosi që taksa të mos vihej zbatim.

"Debati mbi këtë temë nuk ja vlen, është debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes, por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ja vlen shpjegimi, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendin tonë, që është i vetmi vend në Evropë e rajon që deri më sot nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit, se nuk është taksë, e ka zanafillën më 2010. Kryeministri i kësaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces dhe tha publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot e mohon. ‘Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot’, kjo nuk është një fjalë kot. Pamundësia e mirëmbjajtjes ka sjellë degradime në atë aks, rrëshqitje, rënie, përmbysje.

Edi Rama, kryeministri

“Vijmë të çështja që ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirime, pjesa e kombit që jeton në Kosovë proteston, bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një protestë apel për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptarë, por këta s;kanë ndërgjegje. Është e vërtetë, që më 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Olldashi bëmë të gjitha studimet. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

Unë nuk jam kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, unë do t’i votoj të gjitha fondet që do sillni në Parlament. Por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend, s’ke përgjegjësinë më minimale.

Mirëmbajtja e rrugëve t’iu jepet kompanive private, që kanë fuqi të madhe ekspertize. Ne reformuam edhe drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.

Ata që fshihen si mi pas shpatullave të mia, i pyes: Pse nuk e vura unë taksën, aty e kisha studimin. Ne nuk vumë, bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Por jeni të pafytyrë”

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit.

Lulzim Basha, kreu i PD

"Rama ra me këmbët e veta në gropën që ka hapur. Ai nuk mban përgjegjësi për atë që thotë dhe atë që bën. Në 5 vite në pushtet Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janar 2014, 100 lekë në janar 2015, duke shtuar edhe TVSH vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër benzinë apo naftë është 240 lekë për litër".

Lulzim Basha, kryetar i PD

"Pasi qeveria e mëparshme e kuptoi që një rrugë, që deri më sot i ka kushtuar taksapaguesve 1.4 mld euro, procesi dështoi, sepse nuk u ndërtua si duhet. Ne e rimorëm procesin, menjëherë që në 2014, me urdhrin e ministrit Haxhinasto dhe me fillimin e një pune që ka marrë dy vjet kohë që është bërë me ekspertë vendas e ndërkombëtarë, për t’u finalizuar në dhjetor 2016. Në këtë kohë, ky proces u përmbyll dhe nuk pati debate dhe këtu nuk llogaris LSI, se dihet që kur është në pushtet ka tjetër mendje dhe kur del nga pushteti ka mendje tjetër.

Ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga Haxhinasto dhe të përmbyllur nga Dervishaj. Për punën e tyre në këtë proces kam gjithë respektin, pasi është bërë punë profesionale. Nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim, edhe kjo lidhet me këtë proces, me kompaninë që ka nisur mirëmbajtjen. Nuk ka 1000 rrugë për rrugët, ka vetëm dy rrugë, ose paguajnë të gjithë taksapaguesit për mirëmbajtjen, ose paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve. Sot është rivënë në diskutim në Gjermani, sot ka nisur debati për vendosjen e një ngarkese të caktuar tarifore për përdoruesit.

Mjafton t’i hedhim një sy pasqyrës së tarifave në rajon për të parë se këtu nuk ka asgjë të veçantë, logjika është shumë e thjeshtë, rruga dhe përdoruesit. Tarifat variojnë, pasi varet nga numri i përdoruesve. Ai është një aks strategjik, ka një trafik intensiv në një pjesë të vogël të kohës. Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor"

Edi Rama, kryeministër i vendit


Shefi i ekzekutivit shtoi gjithashtu se nga taksa në "Rrugën e Kombit" nuk do përjashtohen banorët e zonave të Kukësit. "Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare., lidhur me banorët e zonës, dhe përgjigja që ka qenë ështgë që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që pëqrjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesi", tha Rama, i cili sqaroi ndërkohë se do ketë disa kategori që do taksohen më pak për përdorimin e rrugës

Pjesë e debatit është bërë dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila e ka cilësuar taksën në Rrugën e Kombit një ‘vijë demarkacioni’ mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryemadhi ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, ajo deklaroi se Rama nuk kursen asnjë, madje as familjarët e tij, kur vjen fjala për të ruajtur pushtetin e tij. Më tej, kryetarja e LSI paralajmëroi se një ditë Rama do të japë llogari dhe do të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka bërë.

"Rruga e Kombit që pas shekujsh luftërash dhe konfliktesh lidhi vëllezërit e një gjaku, rrezikon të kthehet në “vijën e demarkacionit” të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për çfarë integrimi europian flasim, kur veriu i Shqipërisë përveç varfërisë ekstreme tashmë duhet të paguajë dhe taksën e izolimit? Rama s’ka vesh për të dëgjuar, por të paktën të vendosë syze për të parë varfërinë. Rama nuk ka kursyer askënd prej njerëzve të tij, madje ata që e njohin e dinë që ai nuk ka kursyer as familjarët kur ka qenë fjala për karrigen. Një ditë ai do të përgjigjet për të gjitha, ndaj të mos mundohet të shmanget me tema të stisura. Rama varfëroi një pjesë të shqiptarëve, për të ruajtur pushtetin e tij nëpërmjet oligarkëve. Ka zhdukur shpresën për rininë shqiptar"

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Berisha nxjerr ‘të varfër’ gjyqtarin e tij që e ‘dogji’ Vettingu, Fatos Lulon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit që ka emëruar vetë, Fatos Lulo, i cili ra pak ditë më parë në ‘rrjetën’ e Vetting-ut dhe u shkarkua nga KPK, pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha kërkoi që pasuria e tij të krahasohet me vilën në sarajet e Surrelit, që sipas tij, i kanë themelet e gjata 507 m. Sipas Berishës, gjyqtari i tij ‘i varfër’ me një apartament zyrë të falur nga e motra nuk mund të krahasohet me pasurinë e kryebashkiakëve, si ai i Rrogozhinës apo i Kavajës.

“Sot ka një revansh të papërmbajtur të klikës në pushtet ndaj opozitës. Tri ditë më parë, komisioni i Vettingut skualifikoi një gjykatës, kam mbështetrur dhe do mbështes ligjin në cdo rast. A është demokraci përdorimi i njëanshëm i ligjit? Është diktaturë. Krahasoni ju pasuritë e gjykatësit me vilën në sarajet e Surrelit, që i kanë themelet e gjata 507 m, 46 i ka pallati im ku banoj me familjen. Krahasoni pasurinë e gjykatësit me pallatin e Linda Ramës, që nuk ka një faturë të vetme bankare. Krahasoni ju gjykatësin me një apartament zyrë të falur nga e motra, dakord të hetohet, me katër apartamente manan Rama. U fol për 100 mijë euro dhuratë, e ka bashkë me motrën. Me këto standarde, shikoni pak kryebashkiakët. Ai i Rrogozhinës me dhjetëra hektarë ndiqet në gjendje të lirë. Elvis Rroshi me Olsi Ramën në tokën e vjedhur ndërtojnë. Fran Frrokaj mbahet në arrest shtëpie”

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit

Ora 13:01
Tarifa në 'Rrugën e Kombit', Rama: S'përjashtojmë banorët e Kukësit, ja kush paguan më pak

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama sqaroi se "Rruga e Kombit" nuk do ketë tarifa fikse për të gjithë përdoruesit e saj. Sipas tij, për mjetet e transportit publik dhe privat qeveria ka parashikuar subvencionimin e operatorëve që japin këtë shërbim çdo ditë.  

Gjithashtu, sipas Ramës banorët e zonave të Kukësit dhe zonave të tjera të cilët udhëtojnë shpesh përgjatë aksit Kukës-Tiranë dhe Tiranë-Kukës, do të pajisen me kartë dhe do përfitojnë ulje të tarifës, ndërsa sqaroi se nuk do ketë përjashtohen nga taksa banorët e zonave të Kukësit. 

“Janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për t’i përdorur për të lehtësuar barrën, duke hequr plotësisht të gjithë ata që do përdorin transportin publik me autobus apo furgon, ata nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk ka asnjë barrë për ata. Jo. Sepse, pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, pra linjat e dedikuara për të bërë transportin publik, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë.

Në 6 muajt e parë do të përcaktohet në negociata mes qeverisë, ministrisë dhe koncesionarit ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë, pra nëse dikush e përdor rrugën Tiranë-Kukës, Kukës-Tiranë, përdoruesit e shpeshtë do të kenë zgjedhje me karta ku do të paguajnë jo shumën e të gjithë udhëtimeve me tarifa fikse, por me një tarifë më të ulët. Këto janë format që përdor bota, s’ka asnjë shpikje, s’ka rënie në qafë askujt”. 

Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare., lidhur me banorët e zonës, dhe përgjigja që ka qenë ështgë që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që pëqrjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesi. 

Edi Rama, Kryeministër

Ora 12:30
‘Përgatitu për revoltën më të madhe’! Rama ‘tallet’ me Bashën: 7×7 bëjnë 42

Debatet e forta dhe batutat kanë shoqëruar seancën plenare të kësaj të enjteje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Basha paralajmëroi Ramën se do të përballet me revoltën më të madhe popullore, por Rama ja ktheu me ironi, teksa i tha se “7×7 bëjnë 42, atëherë të gjitha llogaritë e kësaj aritmetike nuk kanë lidhje me realitetin e shifrave dhe fakteve. Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet”.

 

Ora 12:26
Lobimi rus, Rama: Unë s’ia bëra gropën partisë sime. Basha e sfidon: Hajde hetojmë!

Skandali i lobimit rus për Partinë Demokratike ka përplasur sot kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, në seancën plenare.

Ishte kryeministri Rama që solli në vëmendje skandalin e lobimit, duke e cilësuar atë gropën e fundit të Bashës, ndërsa shtoi se ai vetë nuk ja ka hapur gropën partisë së tij. E menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigjja e Bashës, i cili sfidoi hapur Ramën, teksa kërkoi një hetim parlamentar mbi lobimin rus.

“Po vij tek gropa më e fundit, unë nuk i kam hapur gropë partisë sime. Siç mendon dhe vetë Saliu, kjo nuk ka lidhje me xhepat e errët të oligarkëve rusë. Profesor, u kam thënë një shprehje, që siç thotë Saliu ia ka mësuar gjyshja: Qesh mirë kush qesh i fundit. Mos qeshni me këtë histori, nuk dua t’ju vijë më e hidhur”

Edi Rama, kryeministër i vendit

“Unë nuk jam miku jot, është Shullazi, Habilajt, disa i ke pasur këtu, ata janë miqtë e tu. Hajde të hetojmë për lobimin rus, jam i hapur të hetojmë dhe ta cojmë në Prokurori. Nëse gjen një cent të PD direkt nga oligarkët rusë. I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin, të bëjë transparencë. Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse dhe të sqarojmë ku i ka futur kthetrat”

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ora 12:13
Deputeti i PD tregon rastin e rëndë të 28-vjeçarit: Po sillni ilaçe të dyshimta!

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, vuri theksin në Parlament te mungesa e sigurisë së ilaçeve dhe kujdesit paliativ si shembull i korrupsionit në shëndetësi. Shehu përmendi rastin e rëndë të një djali të ri 28 vjeç nga Ballshi me tumor recebral, me metastazë pulmonare, një rast shumë i vështirë, theksoi Shehu.

“Kishte nevojë për kujdes paliativ. Fola me mjekët e Ballshit, fola me mjekun e familjes, me spitalin e Fierit, e vetmja gjë që bënë, e shtruan 4-5 ditë në spital pastaj e kthyen dhe asnjë kujdes. E lanë si bagëti.

Pa asnjë kujdes paliativ, pa asnjë njeri që të kujdesej. Mjeku i familjes donte të bënte diçka, por s’bënte dot asgjë në atë situatë sepse mungonte struktura e kujdesit paliativ, krejtësisht në atë rreth, e cila minimalisht gjendet në Tiranë, Durrës, Korçë dhe kaq. Po për pjesën tjetër të Shqipërisë? Sistemi juaj sigurativ nuk bëri asgjë, megjithëse ata ishin të siguruar. Kjo është shëndetësia shqiptare të cilën e krahasoj me shëndetësinë e Afrikës qendrore”.

“Sistemi farmaceutik është në kolaps”, tha Shehu, duke theksuar se lista e barnave nuk rinovohet, por vetëm për aferat e grupeve të interesit, në kundërshtim me ligjin.

“Medikamentet që keni sjellë janë të dyshimta, të paqarta dhe me çmimin që u keni vënë ju favorizoni medikamente të caktuara duke krijuar monopole të kompanive, të cilat nuk japin cilësinë e sigurisë medikamentoze që duhet të japin”, tha deputeti demokrat.

Ora 11:59
Duma e alarmuar për plakjen, moral kolegëve: S'jemi këtu të lutemi për pensionistët!

Deputetja Grida Duma, ka kërkuar që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë. Problem për vendin tonë, i cili ka mungesë të shifrave të sakta të numrit të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin austriak, është edhe plakja e popullsisë.

Duma theksoi se plakja e popullsisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara. Plakja e popullsisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.

“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullsisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.


Ora 11:48
Haxhinasto ndryshe nga LSI: I përmbahem atyre që kam thënë

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka deklaruar në parlament se i qëndron atyre që ka deklaruar kur ishte ministër, lidhur me taksën për Rrugën e Kombit, ndryshe nga qëndrimi i sotëm i LSI-së.

Teksa sot partia e tij shprehet kundër taksës, ai thotë se qëndrimi i tij ka qenë për një tarifë më të ulët. Por edhe në përllogaritjet që bën shkon sërish pranë tarifës së vendosur.

“I përmbahem atyre që kam bërë kur kam qenë ministër, edhe për rastin konkret, por dua të bëj disa sqarime. E para ka të bëjë me tarifën. Për atë kohë propozimi u bë të ishte tarifë më e ulët se rajoni. Sipas kilometrave ajo që propozohej ishte 3.82 euro, shto 20 %, shkon 4.6 euro. Ajo që kam thënë ka të bëjë me tarifën për kilometër”, thotë ai.

Ora 11:44
Gjiknuri: Duhen 200 mln € investime në Rrugën e Kombit

Ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Damian Gjiknuri ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se tarifa në “Rrugën e Kombit” është e domosdoshme për mirëmbajtjen e saj dhe përfundimin e autostradës. Sipas tij, nisma për dhënien e rrugës me koncesion ka qenë ide e ish-kryeministrit Sali Berisha që në vitin 2010. 

Gjiknuri tha se për përfundimin e rrugës duhen edhe 200 mln euro. Sipas tij, koncesionari do financojë 40 milionë dollarë investime katër vitet e para të koncesionit.  

Nuk e mirëmbajmë dot dhe për këtë shkak ia kemi dhënë një kompanie private. Sali Berisha i vitit 2010 tha se do ia japim me koncesion një kompanie mirëmbajtjen dhe me të drejtë. Ministrat e LSI kanë mbajtur një qëndrim korrekt për të realizuar këtë koncesion. Rruga nuk ka përfunduar dhe kërkon fonde, duhen 200 mln euro që të përfundojë. 40 mln USD do investohen 4 vitet e para”. 

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Transporteve 


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 30/03/2018 10:40

    Ate qe e mednoi apo e filloi Berisha, nuk eshte dashur t a vazhdosh.Berisha dhe klani i tij,ishte shemtia shqiptare,Ndersa Ju,Qeveria aktuale, jeni mrekullia dhe fati i shqiptareve dhe Shqiperise.Berisha ka vazhduar autoudhen dhe per mashtrim patologjk te tradites se patriotizmes dhe ngacmimit te atdhetareve te Kosoves, kjo rruge e paperfunduar u emrua "Rruga e Kombit",qe nga Morina ne kukes,jane tete(8) ura te pakryera me stadarde, Qe nga Kalimashi,ku Basha me Berishen vodhen 230 milion euro, jane afro 30km qe ende jane me nje korsi e sa mangesi te tjere a ka kjo "Autostrade" apo "Rruga e Kombit". Pagesen duhet vendosur gjithsesi, por jo per t'i mbuluar hajduterite e jaduteve,te cilet tash prap krekosen, si sorrshkinat, me ate "patriotizmen genjeshtare" ne ngacmim te kosovareve.

    Përgjigju
  • Edi*: 30/03/2018 07:29

    Pikerisht per kete u votove o Rama! Per te realizuar idete e Berishes....

    Përgjigju
  • Derik: 30/03/2018 02:19

    PAGESA PER RUGEN E KOMBIT ESHTE MARVESHJE E DY MOSTRAVE POLITIKES SHQIPTARE RAMA-BERISHA ME TAKIME TE FSHEHTA DUKE JU SHMANGUR PUBLIKUT

    Përgjigju
  • Blenard: 29/03/2018 13:29

    O mona na e cave derrasat ste shofim dot me me sy na kthe leket qe na ke vjedh se per rrugen e kombit dalin e teproin te kaloin falas shqiptaret gjith jeten e tyre e mos ba na xhurxhullo aty

    Përgjigju
  • KOZi: 29/03/2018 13:23

    Kjo takse qenka planifikuar qe ne qeverine Berisha!? Po mire po maxhoranca e sotme eshte nje grupim politik i kundert me grupin e Berishes ! Atehere cfare eshte kjo-deshe ta vendosje ti po e vendos une !!!??? Jo oren cuna, je grup politik i kundert keshtu nuk mund te besh te njejtat ligje rregullore e administrime por do besh te kunderten e atyre te 2013-tes.Keshtu qe edhe te vendosej nga Berisha ju duhej ta hiqni ! Berisha lejoi varreza greke juve nuk duhet te lejoni e keshtu me radhe ndryshe ku eshte ndryshimi qe neve votojme. <!?....tung

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 29/03/2018 13:15

    JE i madh por i madh fare EDI je bere si Vinc super gjigand duke nxjerre njerzit nga gropat qe krijuan ne buxhet (PARET E SHTETIT ) 1. Ato qe fituan tenderat e rrugeve me Saliun i likujdove TI se Saliut si jepte me njeri EURO nga bota. 2. Nxorre Lulin nga gropa ( CADRA RUSE ) . 3. Vetem i kujtove se te nxorra nga gropa (RRUGES KOMBIT) sepse s'ta ngacmova raportin mjeksor kur mbylle super vjedhjen se populli nuk di gje se s'ka pare letrat por cfare ka thene NJISHI. 4. E fute ne grope vet( pallati ne ujin e ftohte )por dhe aty e nxorre nga gropa Lulin me 13 milion euro demshperblim. dhe E fundit JE I MADH O SUPER-VINC CDO GJE ME XHEPIN TEND ME DJERSEN TENDE AGJE NGA BUXHETI SHTETIT , TA MARRIN VESH DHE NDERKOMBETARET CFARE SAKRIFICASH BENE O NJISH PER KETE VEND ME LODHJEN TATE PA BERE ASNJE BATUTE ASNJE NGACMIM ME FJALE NE RRJETE SOCIALE. jee i MADH

    Përgjigju
  • Enea: 29/03/2018 12:22

    Perpara Z.Rama e mos caj koke per plehrat qe jane bere te gjithe bashke.

    Përgjigju
  • Plehrat: 29/03/2018 12:21

    Eshte fryre ca si shume Luli si kaposhi maje plehut,eshte trimeruar ca si shume fale Mona Cimes e Grida rrugaces.

    Përgjigju
  • Andi: 29/03/2018 11:27

    Po keta te Lesh e Lise nuk bejne ndonje sondazh sa per ta ditur se sa i urrejne shqiptaret keta kryehajduter,keta cvateses e keta injorante pa asnje vlere e formim intelektual.

    Përgjigju
  • Elisa: 29/03/2018 11:24

    Mona mos u cirr shume se nuk te degjon askush,je nje e pavlere.

    Përgjigju
  • Shqupisti: 29/03/2018 11:08

    Ah more Monike, s'je bindese fare... je me e rendomte se Lule Basha... Thirrini more mendjes njeher te vetme aman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot