Përgjimet nga 'Bild'/ Basha: Ndërkombëtarët hoqën çdo dyshim për pushtetin e Ramës

Përgjimet nga 'Bild'/ Basha: Ndërkombëtarët hoqën çdo dyshim për pushtetin e Ramës

1559736691_1559677061bashaa.jpg
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Gjermania ku ndodhet në një vizitë, pikërisht në vendin nga ku u publikuan përgjimet sot nga 'Bild' ka reaguar duke akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ajo që u publikua sot është radiografia e pushtetit të Ramës, ndërsa shton se me përgjimet janë tronditur edhe ndërkombëtarët, që sipas tij hoqën cdo dyshim mbi pushtetin e Ramës. Lideri demokrat thekson sërish duhet sa më parë që Rama të largohet dhe të krijohet një qeveri trazitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.

• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.

• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.

• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.

• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.

• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.

• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.


Lajmi kryesor:

Përgjimet e 'Bild'/ Basha: U tronditën të gjithë, të huajt hoqën dyshimet! Rama: No coment


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja