Përgjimet e ‘Tempullit’/ ‘Bjer i gjysmë mu’, si agjenti infiltruar bleu kokainë tek shpërndarësi i drogës në Elbasan

Përgjimet e ‘Tempullit’/ ‘Bjer i gjysmë mu’, si agjenti infiltruar bleu kokainë tek shpërndarësi i drogës në Elbasan

1694766281_tempulli.jpg

Agjenti i infiltruar ‘Koli’ ka blerë drogë tek disa prej shpërndarësve në qytetin e Elbasanit, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për megaoperacionin ‘Tempulli’. Report Tv sjell një tjetër episod nga dosja, ku agjenti i infiltruar blen një sasi kokaine tek një prej shpërndarësve, Ervis Duzha. Ata janë takuar më datë 08.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan. Agjenti i infiltruar i ka kërkuar drogën duke i thënë “Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jetë për bidon. E mirë është?”.

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth ores 15.15 agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën "Çajupi" ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik trasparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyrë të bardhë e cila nga karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cocaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 0.58 (zero pikë pezjetë e tetë) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005750. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental dt. 08.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën "Çajupi" ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Agjenti (K): O Ervis he o la?
Ervis Duzha (E): Ça ban?
K: Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?
E: E mirë.

Rezulton se shtetasit Ervis Duzha është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.


Lajmi kryesor:

‘Tempulli’/ ‘Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë’! Zbardhen përgjimet e tjera, si agjenti i infiltruar 'fundosi' shpërndarësit e drogës në Elbasan


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim