‘Tempulli’/ ‘Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë’! Zbardhen përgjimet e tjera, si agjenti i infiltruar 'fundosi' shpërndarësit e drogës në Elbasan

ELBASAN- “Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë”. Kështu i bën ‘reklamë’ kokainës së tij, i riu Gildi Ballolli, pa e ditur që blerësi është një agjent i infiltruar i cili e futi në ‘grackë’. Report Tv ka zbardhur pjesë nga dosja e operacionit ‘Tempulli’ dhe përgjimet që fundosën shpërndarësit e drogës në qytetin e Elbasanit. Policia goditi 23 grupe, ndërsa Elbasanit, 7 persona ranë në pranga, një u shpall në kërkim, ndërsa u arrestua edhe një efektiv policie, Saimir Hysa. Ka qenë agjenti i infiltruar që ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndërsa në dosjen që Report Tv disponon janë evidentuar disa raste kur agjenti i infiltruar takohet me shpërndarësit dhe blen kokainë ose kanabis.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, tashmë i arrestuar, dhe janë takuar më datë 07.09.2023 në Qukës të Librazhdit. Fillimisht ‘Koli’ ka marrë Stiven Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën.  Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti bashkë Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi. Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar. Ndërkohë, Report Tv ka zbardhur edhe përgjimet që ‘fundosën’ personat e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Agjenti i pyet sa a është i mirë ‘malli’ dhe shpërndarësit e sigurojnë që është super dhe e kanë pëlqyer të gjithë.

Gildi Ballolli (G): Sa të duhen ty?
Agjenti (K): A është e mirë ?
Gildi Ballolli: Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…
Agjenti (K): Ok vetëm të jenë të mira
Gildi Ballolli: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë
Agjenti (K): O S është naj çik e mirë kjo ?
S (Stiven Faqolli): Për zotin po, për kokën time.
Agjenti (K): Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…
Stiven Faqolli: Ktu rri ky në Librazhd
Agjenti (K): Si e ka emrin ky ?
Stiven Faqolli: Gia
Agjenti (K): Ishte dhe me një tjetër ky
Stiven Faqolli: Ai është Mikel Poçi

Mes të arrestuarave është edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Cërrikut’, Saimir Rexhepi. Ky i fundit ka rënë në kurthin e ngritur nga agjenti i infiltruar ‘Koli’, të cilit i ka shitur kokainë. Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv, ‘Ujku i Cërrikut’ i thotë agjentit se malli është shumë i mirë “Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku”.

Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vëlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

Një tjetër i arrestuar është Françesko Braho, pasi ra në grackën e agjentit të infiltruar, të cilit i shiti 0.23 gr lëndë narkotike kokainë të futur në qese të vogla, ndërsa në përgjimet që Report Tv zbardh, ‘Koli’ i thotë Brahos “më bjer edhe një zero dyshe mu”.

Agjenti: Po kshu per bidon del kjo?
Françesko Braho: Nuk e kam provu po besoj se po
Agjenti: Desha bjer edhe një zero dyshe mu
Françesko Braho: Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes

Po ashtu, agjenti ka blerë kokainë edhe tek një tjetër shpërndarës, Ervis Duzha. Ata janë takuar më datë 08.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan. Agjenti i infiltruar i ka kërkuar drogën duke i thënë “Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jetë për bidon. E mirë është?”.

Agjenti është takuar edhe Endrit Kovaçin të cilit i ka blerë një sasi kanabisi. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 09.09.2023 në rrugën që të dërgon në "Llixha".  Sapo janë takuar, Kovaçi i ka thënë agjentit që i ka sjellë katër-pesë cigare të mira. Madje ai i thotë se malli është i mirë dhe për ta ‘vërtetuar’ këtë i thotë që t’i marrë erë.

Endrit Kovaçi (E): Ktu ke 10-çen?
Agjenti (K): Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.
E: Ke katër-pesë cigare të mira lale.
K: E po m'pëlqeu mua imen?
E: Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Operacioni i policisë së Shtetit në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve në 5 qytete, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Tiranë, u përmbyll me 233 urdhër-arreste, duke goditur 23 grupe kriminale, që dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve.

Të arrestuarit në Elbasan
1.Stiven Faqolli
2.Gildi Ballolli
3.Mikel Poçi
4.Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut)
5.Francesko Braho
6.Endrit Kovaçi
7.Ervis Duzha
8.Saimir Hysa, polici
1 në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
‘Më sill një zero dyshe’, Report Tv zbardh përgjimet e 'Tempullit'! Si bleu kokainë agjenti i infiltruar në Elbasan

1694766309_tempulli.jpg

Report Tv zbardh një tjetër episod nga dosja e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit. Kësaj radhe, agjenti i infiltruar ‘Koli’ është takuar me një tjetër shpërndarës droge Françesko Braho. Agjenti është takuar me shpërndarësin më datë 12.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostime me rrugën "Pazhoku". Aty ‘Koli’ ka blerë 0.23 gramë kokainë, ndërsa në përgjimet që Report Tv zbardh, ‘Koli’ i thotë Brahos “më bjer edhe një zero dyshe mu”.

Pjesë nga dosja
Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë dt.12.09.2023 rezulton se më datë 12.09.2023, rreth ores 18 40 agjenti në mbulim/i autorizuar, ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostime me rrugën "Pazhoku", duke ndaluar pranë karburant "Kastrati". Pas rreth 5 minutash, pranë tij është afruar. shtetasi Françesko Braho, i cili udhëtonte me automjetin me targa AA-287-GK. Francesko ka ndaluar në krah të rrugës, ka zbritur nga automjeti dhe është takuar me agjentin në mbulim/të autorizuar. Pasi janë takuar kanë biseduar për pak sekonda dhe përpara se të largohej Francesko i ka dhënë diçka në dorë agjentit në mbulim/të autorizuar duke u larguar në drejtim të rrugës Cërrik Belsh. Veprimi i vëzhgimit është shoqëruar me fotografime,

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar me dt.12.09.2023, pasi janë dorëzuar nga agjenti në mbulim : 1 (një) qese me material plastik transparente të mbyllura me përdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe e cila për nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete Inde narkotike e llojit Cocaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi; me peshë të përgjithshme 0.23 (zero pik njezet e tre) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005751. Është bërë vendimi datë 12.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasit e sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Nga procesverbali i transkiptimit të bisedave të përgjimit ambjental, dt.12.09.2025, ndërmjet personit të autorizuar (simboli K) dhe Françesko Braho (simboli F), ka rezultuar këto komunikime:

Agjenti: Po kshu per bidon del kjo?
Françesko Braho: Nuk e kam provu po besoj se po
Agjenti: Desha bjer edhe një zero dyshe mu
Françesko Braho: Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes
Agjenti: Ai do leket ti jap?
Françesko Braho: Po jo e ska gja

Rezulton se shtetasit Françesko Braho është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike..

Ora 18:16
Përgjimet e ‘Tempullit’/ ‘Bjer i gjysmë mu’, si agjenti infiltruar bleu kokainë tek shpërndarësi i drogës në Elbasan

1694766281_tempulli.jpg

Agjenti i infiltruar ‘Koli’ ka blerë drogë tek disa prej shpërndarësve në qytetin e Elbasanit, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për megaoperacionin ‘Tempulli’. Report Tv sjell një tjetër episod nga dosja, ku agjenti i infiltruar blen një sasi kokaine tek një prej shpërndarësve, Ervis Duzha. Ata janë takuar më datë 08.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan. Agjenti i infiltruar i ka kërkuar drogën duke i thënë “Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jetë për bidon. E mirë është?”.

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth ores 15.15 agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën "Çajupi" ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik trasparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyrë të bardhë e cila nga karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cocaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 0.58 (zero pikë pezjetë e tetë) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005750. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental dt. 08.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën "Çajupi" ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Agjenti (K): O Ervis he o la?
Ervis Duzha (E): Ça ban?
K: Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?
E: E mirë.

Rezulton se shtetasit Ervis Duzha është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Ora 18:02
‘Është i mirë ai lal, maj içik er maj’, zbardhen përgjimet e ‘Tempullit’! ‘Gracka’ që i futi ‘agjenti’ shpërndarësit e drogës në Elbasan

1694859130_elbasantempulli.jpg

Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Report Tv sjell të tjera pjesë nga dosja e megaoperacionit ‘tempulli’ për qytetin e Elbasanit, ku tregohen takimet mes agjentit të infiltruar ‘Koli’ me rrjetin e shpërndarësve të drogës në këtë qytet. Agjenti është takuar edhe Endrit Kovaçin të cilit i ka blerë një sasi kanabisi. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 09.09.2023 në rrugën që të dërgon në "Llixha".  Sapo janë takuar, Kovaçi i ka thënë agjentit që i ka sjellë katër-pesë cigare të mira. Madje ai i thotë se malli është i mirë dhe për ta ‘vërtetuar’ këtë i thotë që t’i marrë erë.

Pjesë nga dosja
Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material bimor me ngjyrë jeshile e cila për nga ngjyrë, aroma dhe karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 2.22 (dy pikë njëzet e dy) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005875. Është bërë vendimi datë 09.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambiental dt. 09.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Nga procesverbali i transkriptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Endrit Kovaçi (E): Ktu ke 10-çen?
Agjenti (K): Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.
E: Ke katër-pesë cigare të mira lale.
K: E po m'pëlqeu mua imen?
E: Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Rezulton se shtetasit Endrit Kovaçi është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Ora 13:53
Përgjimet e ‘Tempullit’/ Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar: Mallin e ke k***derr fare qafsha të gjithë

1694715888_ujkuicerrikut.jpg

Report Tv ka zbardhur dosjen e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit, ku mes të arrestuarave është edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Cërrikut’, Saimir Rexhepi. Ky i fundit ka rënë në kurthin e ngritur nga agjenti i infiltruar ‘Koli’, të cilit i ka shitur kokainë. Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv, ‘Ujku i Cërrikut’ i thotë agjentit se malli është shumë i mirë “Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku”.

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar "Koli" ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan - Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si "Ujku i Cerrikut", i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë. Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit. Për këtë veprim është mbajtur procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental, i shoqëruar me fotografimin përkatës nga grupi i vëzhgimit.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me perdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit Cocaine. U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.02 (një pik zero dy) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005820. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasi i sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Përgjimi:
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vëlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë