Përgjimet e ‘Tempullit’/ Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar: Mallin e ke k***derr fare qafsha të gjithë

Përgjimet e ‘Tempullit’/ Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar: Mallin e ke k***derr fare qafsha të gjithë

Momenti i arrestimit të 'Ujkut të Cërrikut'

1694715888_ujkuicerrikut.jpg

Report Tv ka zbardhur dosjen e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit, ku mes të arrestuarave është edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Cërrikut’, Saimir Rexhepi. Ky i fundit ka rënë në kurthin e ngritur nga agjenti i infiltruar ‘Koli’, të cilit i ka shitur kokainë. Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv, ‘Ujku i Cërrikut’ i thotë agjentit se malli është shumë i mirë “Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku”.

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar "Koli" ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan - Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si "Ujku i Cerrikut", i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë. Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit. Për këtë veprim është mbajtur procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental, i shoqëruar me fotografimin përkatës nga grupi i vëzhgimit.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me perdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit Cocaine. U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.02 (një pik zero dy) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005820. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasi i sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Përgjimi:
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vëlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.


Lajmi kryesor:

‘Tempulli’/ ‘Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë’! Zbardhen përgjimet e tjera, si agjenti i infiltruar 'fundosi' shpërndarësit e drogës në Elbasan


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen