TIRANE- Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko të arrestuar 20 kilometër larg nga fshati Lazarat, kanë qenë në përgjim telefonik prej 48 orësh. Madje vendndodhja e tyre është zbuluar falë valëve të telefonit që ata kishin me vete, ku shpesh herë komunikonin me babanë e tyre Adilin dhe disa persona të tjerë.

Nga përgjimet që prokuroria ka arritur të regjistrojë, mësohet se Arbion Aliko i drejtohet babait të tij, se “…nuk dorëzohem kurrën e kurrës, më mirë të më vrasin se sa të pranoj akuzën e vrasjes së policit, të cilën nuk e kam kryer…”.